Nga: Salajdin Salihu
Gjatë viteve ‘30-të të shekullit të kaluar u shkatërruan shumë monumente historike me pretekstin e “modernizimit të Serbinë Jugore” dhe “çlirimit nga e kaluara e errët”. Pamjet e qyteteve u ndryshuan rrënjësisht. Me gurët e monumenteve historike u ndërtuan rrugica periferike. Në Tetovë, më 1933, u rrënua Kulla e Sahatit, e ndërtuar ndërmjet shekujve XVI dhe XVII, e cila nga udhëpërshkruesit ishte quajtur “veçanti e qytetit”. Rrënimi u bë me pretekstin se shembja e papritur mund ta rrezikonte jetën e banorëve.
Ministria e Ndërtimit e Mbretërisë Jugosllave solli në vitin 1933 një vendim edhe për rrënimin e Hamamit dhe Urës së Gurit në Tetovë. Në këtë hapësirë, sipas vendimit, do të ndërtohej një urë, e cila do të mundësonte qarkullim më të madh mallrash.
Vendimi për shkatërrimin e monumenteve historike ishte kundërshtuar nga banorët pa dallim përkatësie etnike e fetare. Pati reagime edhe në shtypin e kohës. Një autor me pseudonimin “Kronisti” shprehu shqetësim për shkatërrimin e pjesës së vjetër të Tetovës.
“Tetova e vizituar nga shumë turistë të huaj është joshëse për shkak të pamjes orientale (xhamive, minareve, konakëve, qytetit të vjetër në Kala, teqeve dhe arkitekturës së vjetër). Prej nga e gjithë kjo dashuri për Tetovën? Kjo dashuri lidhet me veçantitë e rralla që shfaqen aty me gjithë reflektimin e tyre… Pas luftës është dëmtuar e gjithë pjesa e vjetër, pavarësisht nëse ka vlerë historike ose jo. Është shkatërruar gjithçka, sepse është lënë në vullnetin e individëve, pa asnjë kuptim për vlerat. Shpesh ata janë nisur nga qëllimet praktike”, shkruan “Kronisti”, që e kundërshton edhe vendimin për shkatërrimin e Hamamit dhe Urës së Gurit në Tetovë.
“Thuhet se së shpejti do të rrënohet Hamami i qytetit (banja publike) dhe Ura e Gurit mbi lumin Shkumbin (në origjinal: Pena), sepse aty do të ndërtohet një urë e re prej hekuri, e cila do ta lidh rrugën e re “Karagjorgjeva” me rrugën “Vojvoda Stepe”. Ura e Gurit ka vlerë të veçantë dhe shërben mrekullisht për trafik pa e penguar ndërtimin e dy urave përballë njëra – tjetrës… Me rrënimin e monumenteve, Tetova pushon së qeni atraksion dhe e humb vlerën karakteristike… Verën e kaluar këtu ishte edhe piktori gjerman z. Helmut Kromeri. Ai, pasi u kthye në Berlin, dërgoi atje shumë piktura dhe hapi ekspozitë me motive nga Serbia Jugore. E përsëris: Pollogu klasik dhe Tetova e mahnitshme nuk guxojnë të ngelin pa monumentet e tyre, sepse janë pjesë e vlerave të saj. Si shembull mund të na shërbejnë vizitat e të huajve që vijnë këtu përgjatë vitit”, thuhet në reagimin e “Kronistit”, i botuar në 15 tetor të vitit 1933 në gazetën “Pravda”.
Presioni qytetar i detyroi autoritetet serbe ta anulonin vendimin, por autoritetet vendore vazhdonin të lejonin shkatërrimin ose dëmtimin e vlerave kulturore dhe historike në qytet.
Në një shkrim të botuar më 21 nëntor të 1935 në gazetën “Vreme”, thuhet: “Secili që e viziton Tetovën dhe dëshiron t’i sheh veçantitë e saj, ne ia tregojmë Xhaminë e Larme, urat shekullore të gurit, Harabati Baba Teqenë dhe konakët e Pashait, zotëruesi i të cilëve deshi ta bënte Kalkandelenin (Tetovën) seli të një sulltanati të ri”.
Sipas artikullit, komuna e kishte blerë një konak të pashait për ta bërë muze, por ia kishte ndryshuar brendinë. Nga kopshti ishte larguar çezma prej mermerit të bardhë dhe disa pjesë tjera pranë ndërtesës. Kopshti i luleve, i ruajtur me kujdes, ishte rrafshuar. Të njëjtin fat e kishte edhe konaku tjetër i Abdurahman Pashës, i cili ishte blerë nga avokati Sima K. Momiroviqi.
“Natyrisht z. Momiroviqi, që dha shumë para, dëshironte të kishte më shumë dobi nga prona. Ai e rinovoi dhe e rindërtoi atë, duke i dhënë konakut pamje krejtësisht të re. Selamllëku i dikurshëm me zyrën e Pashait, ku ishte skrivania dhe ku hatibët gjysmë analfabetë me këmbët e mbledhura përfund saj shkarravitnin nëpër letra, është rinovuar në tërësi, është suvatuar nga jashtë e nga brenda. Ka mbetur vetëm haremi i dikurshëm, shumë i përmendur dhe kulla e rojës që dominon në anën e djathtë të varoshit. Por nga ajo është hequr gjithçka që deri para pak kohësh na e kujtonte epokën feudale të “mjerimit turk”. Konaku i tretë, me gjithë ndërtesat, iu dha si zyrë Seksionit të Kadastrës, kurse në konakun e katërt është vendosur shkolla fillore ‘Vuk Karaxhiqi’”, thuhet në artikull.
Shkatërrimi i monumenteve kulturore dhe historike vazhdoi gjatë kohës së Jugosllavisë federale. Mjerisht kjo frymë shkatërrimtare ndjehet edhe sot e kësaj dite. /Portalb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës