LAJMI I FUNDIT:

LSI: Dacic, mos i provoko shqiptarët e Luginës së Preshevës

LSI: Dacic, mos i provoko shqiptarët e Luginës së Preshevës

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, ka reaguar sot duke i cilësuar provokuese për shqiptarët deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic. Gjosha i është referuar deklaratës ku Dacic kërkon heqjen e monumentit të Preshevës.

"I cilësojmë qëndrimet e fundit të Kryeministrit Dacic si provokime të hapura ndaj popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat nuk janë aspak në linjë me frymën demokratike të Bashkimit Evropian dhe si tërësisht të panevojshme në kontekstin konstruktiv historik ku ndodhet sot rajoni i Ballkanit Perëndimor. Konsiderojmë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtat e tyre të pakontestueshme që lidhen me lirinë e shprehjes, mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit, kulturës, gjuhës dhe vlerave të tyre kombëtare e historike, ashtu siç sanksionohen edhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, dhe shprehim bindjen se ushtrimi i këtyre të drejtave nuk cënon aspak integritetin territorial të Serbisë. Kërcënimi për kufizimin e këtyre të drejtave është një sinjal negativ për integrimin evropian të Serbisë, ndërkohë që kushtëzimi i vazhdimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë me heqjen e monumentit në Preshevë, nuk i shërben aspak klimës së fqinjësisë së mirë dhe mbarëvajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë", tha ajo përmes një komunikate për shtyp.

Në reagimin e saj Gjosha shprehet se "i bëjmë thirrje Kryeministrit Dacic për tërheqje nga deklarata të tilla provokuese, dhe inkurajojmë përfaqësuesit e zgjedhur të faktorit shqiptar në Serbi të reagojnë me përgjegjshmëri dhe pjekuri demokratike ndaj çdo lloj kërcënimi, duke shpresuar njëkohësisht se qetësimi i situatës do t’i shërbente avancimit të agjendës evropiane të të gjithë rajonit".


Deklarata e Dacic është bërë në dhjetor të vitit të kaluar. Kryeministri serb i ka “ftuar” shqiptarët e Luginës së Preshevës që të heqin lapidarit me emrat e ushtarëve të rënë UÇPMB-së, e ngritur në qendër të Preshevës.

"Është më mirë që ta heqin vetë (monumentin – v.j.) ose e heqim ne”, ka thënë Dacic. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

Siguri
Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Vdekja e ukrainaseve në Tiranë: Shërbenin si punonjëse seksi, shoqja e tyre çelës për zbardhjen e ngjarjes

Lajme
“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

“Albkings”, një muaj paraburgim për shpërndarjen e numrave të telefonave

Drejtësi
Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Itinerari i Alma Arrazit, kjo ishte rruga që dyshohet se përshkoi 39-vjeçarja deri në aktin tragjik

Lajme
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Roth: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në RMV, goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Politikë
Kalo në kategori