LSDM: Do të propozojmë ligj që funksionarët qeveritar të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë
![LSDM: Do të propozojmë ligj që funksionarët qeveritar të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/LSDM-2-780x439.jpg)
LSDM ka paralajmëruar iniciativë për ndryshime ligjore me të cilat do të vendoset kusht i qartë se kryeministra, zëvendëskryeministra, ministra dhe deputetë mund të jenë persona që kanë vetëm shtetësi të RMV-së. Kjo iniciativë vjen pasi në opinion dolën informacione se ministrja e Energjetikës Sanja Bozinovska ka edhe nënshtetësi bullgare, të cilën ajo disa herë e ka mohuar.
Në favor të Bozhinovskës i ka dalë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili të enjten (31.10) i tha opozitës nga foltorja e Kuvendit se ministrja Sanja Bozinovska është maqedonase shumë më e madhe se të gjithë bashkë.
Mirëpo, LSDM është e vendosur se Bozhinovska nuk e thotë të vërtetën, prandaj do të kërkojnë që këto ndryshime të vlejnë edhe për zyrtarët aktualë.
“Meqenëse Mickoski thotë se ka pasur maqedonas më të mëdhenj dhe më të vegjël, dhe Bozinovska ka qenë maqedonasja më e madhe, ne do të kërkojmë që ato ndryshime të hyjnë në fuqi menjëherë, nga përbërja aktuale. Institucionet tona duhet të udhëhiqen nga njerëz që kanë vetëm një shtet, dhe besnikëri ndaj vetëm një vendi, ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është koha që kjo qeveri të tregojë nëse dëshiron patriotizëm të vërtetë apo do të vazhdojë të përdorë atë fals”, thotë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Ajo thotë se qëndrimi i partisë është i qartë: politikanët duhet të jenë besnikë ndaj popullit, shtetit dhe të ardhmes së këtij vendi.
“Prandaj kërkojmë që Bozinovska menjëherë të japë dorëheqje dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta përkrahin këtë iniciativë që të mund ta udhëheqin shtetin vetëm njerëzit që qëndrojnë me ndershmëri pas shtetit”, tha Kuzeska në një konferencë për media./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-1-780x439.jpg)
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë
![Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351713_1181478880010125_3655643410340807582_n-780x439.jpg)
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137
![Donika Gërvalla voton në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476931395_10226257393398204_1310830413979584576_n-1-780x439.jpg)
Donika Gërvalla voton në Gjermani
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-ja-kamerat-vezhguese-ne-vendvotime-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti