LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Shpërndarja e parave nëpërmjet procedurave jotransparente ishte tipar i OBRM-PDUKM-së

LSDM: Shpërndarja e parave nëpërmjet procedurave jotransparente ishte tipar i OBRM-PDUKM-së

OBRM-PDUKM nuk mund të ndalojë me shpërndarjen e lajmeve të rrejshme nëpërmjet të cilave çdo ditë e manipulon opinionin, ndërsa me çdo çmim po mundohet të mos e tregoj çmimin e referendumit, reagojnë nga LSDM pas deklaratës së këshilltares së OBRM-PDUKM-së në Kuvendin e Qytetit të Shkupit, Irena Popova.

“Shpenzimi i parave nga buxheti me çmime të fryra dhe përmes procedurave jotransparente ishte tipar i OBRM-PDUKM-së dhe se kjo kohë përfundoi me largimin e tyre në opozitë. Ndërsa sikur kompania publike e transportit Shkup njoftoi publikisht, procedurat për blerjen e kartave elektronike dhe përzgjedhjen e një konsulenti për auditimin e sistemit elektronik të pagesave janë në përputhje me Ligjin për blerjet publike dhe realizohen për shkak të urgjencës së justifikuar. OBRM-PDUKM shpik raste aty ku nuk ekzistojnë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia në deklaratë shtojnë gjithashtu se administrata e qytetit dhe ndërmarrjet publike nën autoritetin e Qytetit të Shkupit, në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente, menaxhojnë financat e qytetarëve dhe punojnë në ndërtimin e transportit modern efikas publik dhe krijimin e një qyteti funksional, të arritshëm dhe të hapur që punon ekskluzivisht për nevojat e qytetarëve. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori