LAJMI I FUNDIT:

LSDM: OBRM-PDUKM-ja i përçmonte mjekët, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja investon në zhvillimin e shëndetësisë

LSDM: OBRM-PDUKM-ja i përçmonte mjekët, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja investon në zhvillimin e shëndetësisë

Reagon partia maqedonase në pushtet LSDM nëpërmjet një kumtese  ndaj akuzave të partisë opozitare maqedonase duke thënë se OBRM-PDUKM-ja i manipulonte dhe gënjente mjekët, ndërsa punëtorët e shëndetësisë, sipas LSDM-së, dhe shëndetësia ishin pranë kolapsit, kjo është ishte gjendja që e la pas pikërisht OBRM-PDUKM-ja pas 11 viteve qeverise.

“Humbja e mjekëve cilësor dhe të edukuar tek shëndetësia për shkak mos respektimit të punës së tyre dhe ikja e tyre jashtë Maqedonisë është ajo që për fat të keq mundej të shihnim gjatë viteve të kaluara në Maqedoni”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja me seriozitet të madh dhe përgjegjësi filloi procesin e rehabilitimit të shëndetësisë që ishte në gjendje katastrofale.

Sipas LSDM-së një nga hapat e parë në sigurimin e kushteve cilësore dhe të dinjitetshme për punë është rritja prej 5% të rrogave të punëtorëve të shëndetësisë. Ata gjithashtu thonë se u vendos edhe pagesa për specializantët privat dhe rritjen e të hyrave për orët shtesë, dhe punën në ndrimin e tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


OBRM-PDUKM: Me rritje prej 5 për qind të rrogave, mjekët do të vazhdojnë të ikin nga shteti
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Me rritje prej 5 për qind të rrogave, mjekët do të vazhdojnë të ikin nga shteti

“Në lidhje me kushtet e punës të punëtorëve të shëndetësisë dhe mjekëve, si dhe shërbimet që i marrin pacientët, investohet me mjete bashkëkohore mejkësore, ndërsa u soll edhe plan real për ndërtimin e Qendrës Klinike, thonë nga LSDM-ja.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Ministria e Shëndetësisë punojnë në mënyrë aktive në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë, përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe kujdes më të madh për të drejtat e pacientëve”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori