LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Nëpër institucione po emërohen familjarë të zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së

LSDM: Nëpër institucione po emërohen familjarë të zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së

LSDM ka akuzuar qeverinë aktuale të OBRM-PDUKM-së për nepotizëm.

“Në mënyrë të pamatur dhe pa turp, në vazhdimësi emërohen familjarë të zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së, të punësuar nën ombrellën e shtetit, në kurrizin e qytetarëve. I fundit është rasti skandaloz ku është përfshirë Ljupço Andonovski, babai i ministrit të transformimit digjital në Qeveri – Stefan Andonovski. Babain e ministrit Mickoski e emëroi për këshilltar në Qeveri. Vëllai i ministrit Stefan, Igor Andonovski, para disa muajsh është emëruar në krye të departamentit të ASK-së për qytetin e Shkupit”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

“Pra, një djalë është ministër në qeverinë e Mickoskit, tjetri është shef i ASK-së, dhe babai është këshilltar i qeverisë. Ky është një shembull klasik i nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Ky është turp dhe fyerje për qytetarët. Kërkojmë që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapë urgjentisht një rast dhe të marrë masa. Ndërkohë që mijëra të rinj dhe të aftë po largohen nga vendi në kërkim të punës, pozitat e larta në institucione janë të rezervuara ekskluzivisht për të afërmit e zyrtarëve aktualë dhe ish funksionarëve të OBRM-PDUKM-së.Kjo tregon edhe një herë natyrën e vërtetë të kësaj qeverie – në vend të kompetencës dhe meritës, kriter vendimtar për gjetjen e vendeve të punës dhe posteve janë lidhjet familjare dhe partiake, e jo paaftësia. Prandaj kërkojmë dhe presim që Komisioni Kundër Korrupsion të veprojë sa më shpejt në përputhje me kompetencat e tij dhe të mbrojë shtetin nga abuzime të tilla skandaloze. Maqedonia duhet të jetë shtet i drejtë dhe ligjor, jo shtet i nepotizmit dhe korrupsionit”, deklaroi Kuzevska nga LSDM.


Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori