LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoskin si mbetje e “gruevizmit” e pret disfatë në zgjedhjet presidenciale

LSDM: Mickoskin si mbetje e “gruevizmit” e pret disfatë në zgjedhjet presidenciale

Nëpërmjet një njoftimi nga LSDM thuhet se OBRM-PDUKM është në panik për shkak të përkrahjes së fuqishme nga 30 partitë e të gjithë bashkësive etnike, nga qytetarët dhe forcave politike për Stevo Pendarovskin.

“E mundimshme duket fytyra e Mickoskit që ende flet ‘për goditje’ me të njëjtin fjalor si mentori dhe shefi i tij, Nikolla Gruevski”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre pas Gjorge Ivanovit i cili së shpejti ikën, Hristijan Mickoski është mbetja e fundit e “gruevizmit”.


Mickoski: Qytetarët e Maqedonisë më 21 prill i japin goditjen e parë “zaevizmit”
Lexo po ashtu Mickoski: Qytetarët e Maqedonisë më 21 prill i japin goditjen e parë “zaevizmit”

“Për këtë shkak, qytetarët më 21 prill do ta mposhtin Mickoskin dhe kandidatin e tij për kryetar shteti Gordana Siljanovska”, thonë nga LSDM duke shtuar se është e qartë dallimi që për herë të parë, 30 parti nga të gjitha bashkësitë etnike mbështesin një kandidat.

Nga ana tjetër, thonë nga LSDM, kandidati i Mickoskit, Siljovska ka përkrahjen vetëm të atyre subjekteve politike që punojnë kundër BE-së dhe NATO-s.

“Maqedonisë së Veriut i nevojitet kryetar i vërtetë, që do të jetë krah për krahu me forcat progresive”, thonë në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori