LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski të përgjigjet se në cilën mënyrë ka marrë aprovim për hidrocentrale të vogla, pikërisht nga Gruevski

LSDM: Mickoski të përgjigjet se në cilën mënyrë ka marrë aprovim për hidrocentrale të vogla, pikërisht nga Gruevski

LSDM-ja nëpërmjet një kumtese reagojnë ndaj konferencës për shtyp të Dimçe Arosvskit nga OBRM-PDUKM.

“Anti-perëndimor Hristijan Mickoski duhet të përgjigjet para qytetarëve se në cilën mënyrë ka marrë aprovim për hidrocentrale të gola, përmes kompanive ku ka pjesë, pikërisht nga bartësi i kriminalitetit Nikolla Gruevski si kryeministër? Dhe për atë kohë kur Mickoski ishte këshilltar për energjetikë të Greuvskit”, thonë nga LSDM-ja.

LSDM-ja shton se asnjë lajm i rremë dhe asnjë manipulim nuk do ta fshehë faktin se kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit punojnë kundër të ardhmes në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Marrëveshja për koncesion për të cilën sot gënjen kryesia e OBRM-PDUKM-së, dhe në bazë të cilit është fituar blerja e tokës shtetërore nënshkruar në vitin 2015, kur në qeveri ishte pikërisht OBRM-PDUKM-ja, ndërsa zëvendës kryeministri aktual nuk ishte në funksion”, shtojnë nga LSDM-ja.

Sipas tyre, tash vetëm se zbatohen procedurat administrative në përputhje me ligjet.

“Të kota janë përpjekjet e kryesisë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së, publiku që moti nuk ju beson gënjeshtrave të tyre”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori