LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Janë ndërtuar ose po ndërtohen gati 70 çerdhe në Maqedoni

LSDM: Janë ndërtuar ose po ndërtohen gati 70 çerdhe në Maqedoni

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “kujdesi për më të rinjtë dhe mbrojtja e fëmijëve janë rruga e drejtë dhe mbesin prioritet kryesor i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM”.

“Po sigurohen kushte cilësore për zhvillimin e fëmijëve përmes forcimit të dijes dhe aftësive të kuadrit të çerdheve si dhe përmes zgjerimit të kapaciteteve të çerdheve”, thuhet në njoftimin e LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se për dy vite janë ndërtuar apo po ndërtohen gati 70 çerdhe nëpër gjithë Maqedoninë.


“Gjithashtu janë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e 5 çerdheve të reja në Komunën e Strumicës, Gjorçe Petrovit, Kriva Pallankë, Bogovinë dhe Resnjë”, thonë nga LSDM.

Numri i fëmijëve të përfshirë në arsim parashkollor, sipas LSDM, vazhdimisht po rritet dhe se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për mbrojtjen e fëmijëve ka rritur buxhetin për 300%.

“Me ndërtimin e objekteve të reja, po krijohen 7.500 vende nëpër çerdhe dhe me këtë rritet përfshirja e fëmijëve prej 3-6 vjet për 50%”, thuhet në kumtesën e LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori