LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ivanov të mos bëhet vegël e Gruevskit

LSDM: Ivanov të mos bëhet vegël e Gruevskit

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar edhe një herë kundrejt kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov duke i bërë thirrje që të plotësoj kërkesat e qytetarëve dhe të ndjek interesat e tyre e jo të Nikolla Gruevskit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Ivanov është i obliguar t’i ndjekë interesat qytetare dhe shtetërore, e jo të Nikolla Gruevskit. Ky duhet të jetë paralajmërimi i fundit drejtuar atij që urgjentisht të veprojë dhe ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë së re. Në mënyrë legjitime, në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit, i njohur nga i tërë opinioni vendor dhe ndërkombëtar. Në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet do të zgjidhet edhe qeveria e re reformuese, ndërsa do të ketë edhe ndryshime ligjore për caktimin e datës për zgjedhjet lokale”, thekson LSDM.

Gjithashtu, nga LSDM thonë që Ivanov e ka mundësinë e fundit që të reflektojë dhe të tregon integritet dhe t’i jap mandatin Zoran Zaevit për të krijuar qeverinë e re të Maqedonisë. /Telegrafi/