LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët mund të refuzojnë të luajnë pas 30 qershorit

Lojtarët mund të refuzojnë të luajnë pas 30 qershorit

Kryetarët e Shoqatës së Agjentëve paralajmërojnë se çështja e kontratave nuk është zgjidhur në një sezon të zgjeruar, shkaku i coronavirusit.

Ndërsa futbolli ishte suspenduar për gati tre muaj për shkak të pandemisë COVID-19, sezoni 2019-20 nuk do të përfundojë deri të paktën në gusht.

Ky është një problem për lojtarët, kontratat e të cilëve skadojnë më 30 qershor, pavarësisht nëse janë në formë huazimi ose kanë rënë dakord të kalojnë te një klub tjetër pas kësaj date.


Kishte shpresë se do të kishte një marrëveshje të përgjithshme, por me kalimin e kohës, është e qartë se çdo klub dhe lojtar do të duhet të hartojnë një marrëveshje individuale.

“Në këtë moment, çdo lojtar, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor, thjesht mund të largohet,” ka thënë presidenti i Shoqatës së Agjentëve, Beppe Galli për Radio Punto Nuovo.

“Federata e Futbollit të Italisë mund të ndërhyjë në zgjatjen e kontratave, por deri më tani të gjitha ato që kemi dëgjuar janë fjalë. Lojtarët si Jose Callejon te Napoli mund, në teori, të refuzojë të luajë pas 30 qershorit. ”

Ka edhe probleme të tjera, për shembull ata që janë në formë huazimi mund të përfundojnë të luajnë kur punojnë për dy klube njëkohësisht.

“Nënshkrimet e reja mund të fillojnë me stërvitjen me klubin e ri, por jo të shkojnë në fushë, të paktën deri në fund të sezonit 2019-20. Ne agjentët kemi bërë disa kërkesa për një takim me federatën, nuk kemi marrë përgjigje”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori