LAJMI I FUNDIT:

Llapi nuk arrin të fitojë në udhëtim te Dukagjini

Llapi nuk arrin të fitojë në udhëtim te Dukagjini

Dukagjini dhe Llapi kanë barazuar pa gola (0-0) në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Llapjanët nuk kanë arritur ta nisin sezonin pranveror me fitore edhe përkundër përforcimeve të shumta në afatin kalimtar dimëror.

Rasti i parë i ndeshjes i takoi vendasve, të cilët rrezikuan me anë të Mark Milicajt (20’), por goditja e tij shkoi shumë afër portës.


Llapi u rikthye në lojë duke rrezikuar me Valmir Veliun (29’) dhe Nertil Hoxhaj (35’), por goditjen e parë e priti portieri Altik Muxhiri, ndërsa e dyta shkoi pranë portës.

Në minutën e 44-të, Dukagjini ishte shumë afër golit, por goditja e Altin Mërlakut u ndal nga shtylla.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit, të cilët patën disa gjysmë raste, ndërsa Llapi rrezikoi me Veliun (77’).

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti t’i ndryshojnë shifrat dhe ndeshja përfundoi 0-0.

Pas këtij barazimi, Llapi e sheh veten në pozitën e gjashtë me 25 pikë apo vetëm tri më shumë se zonja e mbijetesës, ndërsa Dukagjini renditet i fundit me vetëm nëntë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

La Liga
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori