LAJMI I FUNDIT:

Llapi dhe Drenica barazojnë në ndeshjen e çmendur të gjashtë golave

Llapi dhe Drenica barazojnë në ndeshjen e çmendur të gjashtë golave

Llapi dhe Drenica kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica ishte afër të merrte një fitore të madhe në “Zahir Pajaziti”, por në fund u desh të kënaqej me një pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste, ku të dyja skuadrat shënuan nga një gol.


Të parët kaluan vendasit në epërsi me anë të Bianor Neto për 1-0, ndërsa Ardit Peposhi shënoi autogol për barazimin e shifrave 1-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua ndeshje edhe më e bukur, me më shumë raste dhe u shënuan edhe katër gola tjera, nga dy prej secilës skuadër.

Kësaj radhe të parët shënuan mysafirët me anë të Kreshnik Ukës (58’) për 1-2, ndërsa Ilir Krasniqi (68’) barazoi shifrat në 2-2.

Uka ishte përsëri vendimtar për skuadrën e tij duke shënuar për 2-3 në minutën e 77-të, por kur u mendua se Drenica po merr fitoren e madhe, Llapi në shtesë barazoi me anë të Alef Firmino, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-3.

Pas këtij barazimi, Llapi e sheh veten në pozitën e katërt me 40 pikë, ndërsa Drenica e pesta me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drenica e pret Malishevën, Llapi udhëton te Gjilani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori