LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli ka nisur bisedimet me lojtarin i cili pritet të transferohet si zëvendësim i Alexander-Arnold

Liverpooli ka nisur bisedimet me lojtarin i cili pritet të transferohet si zëvendësim i Alexander-Arnold

Liverpooli thuhet se ka nisur bisedimet për ta gjetur zëvendësuesin e Trent Alexander-Arnold, por ata gjithashtu janë të etur për të nënshkruar me Milos Kerkez (Bournemouth), sipas një raportimi të ri. 

E ardhmja e Trent Alexander-Arnold mbetet në ajër. Me tetë muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale, reprezentuesi anglez ende nuk ka marrë një vendim për hapin e ardhshëm në karrierën e tij. 

‘Të Kuqtë’ janë të etur për të filluar negociatat me lojtarin, i cili ka bërë më shumë se 300 mijë paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë, por raportimet në Spanjë sugjerojnë se rrethi i tij ka mbajtur bisedime me Real Madridin. 


Është zbuluar muajin e kaluar se bisedimet për kontratën kanë ngecur, për shkak se Liverpooli po ngurron t’i ofrojë atij pagë më të lartë se sa Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk. 

Me këtë që u tha, një raportim nga CaughtOffside sugjeron se Liverpooli ka bërë si objektiv Jeremie Frimpong për ta zëvendësuar Alexander-Arnold. Në fakt, bisedimet për transferimin e tij tashmë kanë nisur. 

Përveç Frimpong i cili ka një vlerë kartoni prej 41.5 milionë eurosh sipas Transfermarkt, Liverpooli thuhet se ka shprehur interesim edhe për Milos Kerkez. 

Reprezentuesi hungarez i cili luan në radhët e Bournemouth po shihet si zgjidhja ideale për ta zëvendësuar Andy Robertson në krahun e majtë. 

21-vjeçari iu bashkua Bournemouthit vitin e kaluar në një marrëveshje të vlefshme prej 15.5 milionë eurosh nga AZ Alkmaar, por paraqitjet e tij fantastike këtë sezon kanë bërë që të bëhet objektiv i disa klubeve të mëdha evropiane./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori