Lista do të pastrohet deri më 15 prill, KSHZ punon me kapacitet të plotë
KSHZ vazhdon me temp të përshpejtuar të punëve të përditshme që të përmbahen afatet për përgatitje të Listës zgjedhore për zgjedhjet e 5 qershor, transmeton Telegrafi. Për këtë qëllim njerëzit e parë të KSHZ, Aleksandar Çiçoski dhe Rexhep Prekopuca ishin në takime me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski dhe ambasadorin evropian Aivo Orav.
Subhi Jakupi, i cili është anëtar i KSHZ, thotë që vazhdojnë me të gjithë punët rrjedhëse lidhur me Listën zgjedhore.
– Për çdo ditë mbajmë mbledhje që kanë të bëjnë me kontrollin e listës së zgjedhësve. Kontrolli do të mund të kryhet deri më 15 prill, kur dhe do të mbyllet lista dhe kur MPB duhet të na e dorëzojë listën përfundimtare – sqaron Jakupi.
Pas miratimit të konkluzionit nga kontrolli në terren, atij të kryqëzuar dhe administrativ, hapi i parë është të sillet vendim për atë se në çfarë mënyrë do të veprohet me rreth 40.000 personat të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë marrë pjesë në kontrollin në terren. Komisioni i ftoi që ata vetë të paraqiten në njësitë rajonale, por gjasat që ky apel të respektohet janë shumë të vogla.
Por tërë punën e frenon MPB, e cila në mënyrë administrative duhet të kontrollojë rreth 70.000 qytetarë që i ka në bazën e saj të të dhënave, nëse posedojnë dokumente të vlefshme, e të cilët nuk gjenden në asnjë bazë tjetër. Kontrolli rrjedh ngadalë dhe deri më tani MPB ka kontrolluar vetëm dhjetëra mijëra njerëz.
Në KSHZ, po ashtu e ndjekin me vëmendje situatën për shkak të paralajmërimit të LSDM se do ti bojkotojë zgjedhjet dhe se ka gjasë ti tërheq anëtarët e saj në Komision, Igor Milev dhe Violeta Duma.
Ekspertët sigurojnë që madje edhe nëse vjen deri te një skenar i tillë, KSHZ mund të funksionojë dhe të sjell vendime, ndërsa vendin e tyre do ta zënë zëvendës anëtarët në Komision.
– Në rast të tillë, KSHZ mund të funksionojë në mënyrë normale dhe të sjell vendime, ndërsa vendin e tyre mund ta plotësojnë zëvendësit në Komision. Ekziston edhe mundësia që Kuvendi të thërret mbledhje dhe të votojë anëtarë të KSHZ nga radhët e partive tjera – sqaron profesori Oliver Andonov./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht