Nisma e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për transformimin e rolit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, nga këndvështrimi i përfaqësuesve politikë të komunitetit serb në Kosovë, është një ide joserioze e cila nuk i kontribuon paqes.
Slavko Simiq, drejtuesi Listës Serbe dhe shef i grupit parlamentar të këtij subjekti në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë rast Lista Serbe nuk do t’i mbështesë ndryshimet e tilla ligjore.
“Pasi që Kuvendi i Kosovës tashmë ia ka proceduar projektligjin Qeverisë, unë po shpresoj që Qeveria do të heq dorë që t’ia procedojë sërish Kuvendit. Dje kemi pasur reagimet konkrete të Ambasadës amerikane dhe të NATO-s, si dhe të shumë zyrtarëve të huaj. Jam i sigurt që Qeveria do ta marrë përgjegjësinë dhe atë projektligj nuk do ta procedojë në Kuvend. Është e dukshme që dikush këtu po përpiqet të krijojë fuqi politike”, ka thënë Simiq.
Por, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një komunikatë të dërguar për media nga Qeveria e Kosovës, ka theksuar se “avancimi i rolit të FSK-së në Ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”.
Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë e kanë kundërshtuar idenë për avancimin e FSK-së në Ushtri. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se këtë kundërshtim ia ka shprehur edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike.
“Kjo do të ishte shkelje dhe shembje e Rezolutës 1244”, ka thënë Vuçiq.
Por, Thaçi është shprehur i vendosur për realizimin e nismës së tij. Ai ka theksuar se Republika e Kosovës nuk po bën asnjë hap të papritur, të njëanshëm, të pakoordinuar, dhe asnjë veprim antiligjor apo antikushtetues.
Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, vlerëson se nisma për transformimin e FSK-së, i jep edhe më tej shkas Listës serbe që të mos kthehet në institucionet qendrore, në të cilat e ka ngrirë pjesëmarrjen që nga tetori i vitit të kaluar. Por, sipas tij, në këtë situatë, pikërisht çështja e transformimit të FSK-së mund të jetë adut për autoritetet e Kosovës që ta kushtëzojnë kthimin e tyre në institucione.
“Qeveria në Prishtinë nuk do të heq dorë nga kërkesa për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Tash do të ketë lojë dhe shantazh lidhur me formimin e Asociacionit të komunave serbe. Kjo do ta detyrojë Listën Serbe që të hyjë në institucione”, tha Nojkiq.
Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës thuhet se Ekzekutivi i vendit, “posa të marrë nga Kuvendi Projektligjin me të cilin propozohet që FSK-së t’i jepet roli i ushtrisë, do ta trajtojë atë sipas rregullores së dikastereve qeveritare, në mënyrë që ai të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë mbështetje buxhetore”. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!