LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe pa qëndrim për FAK-un

Lista Serbe pa qëndrim për FAK-un

Derisa zyrtarët e lartë institucional të vendit kanë deklaruar se rreth themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës ka përafrim të qëndrimeve me partnerin serb të koalicionit, pala tjetër këtë e  mohon.

Deputeti i Listës serbe, Nenad Rashiq i ka thënë  RTV Dukagjinit se në këtë drejtim ka pasur vetëm një  bisedë, që ai e quajti informative.

“Thënë saktën ka qenë vetëm një bisedë informative që kryeministri e ka pasur me përfaqësuesit e qeverisë. Në këtë takim vetëm është dorëzuar Ligji për FAK-un, i prezantuar si ligji për Ushtrinë e Kosovës. Pas kësaj asgjë nuk është biseduar me zyrtarët e qeverisë. Pasi që gazetarët kanë dëgjuar  se kishte një takim informativ, mund ta citoni takim informativ, dhe kur janë pyetur përfaqësuesit e qeverisë, mendoj zv. kryeministri dhe ministri, ata kanë mohuar”.


Rashiq ka shtuar se nuk ka pasur takime me ata që do të duhej ta votonin këtë ligj, e që janë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Kështu, nuk ka pas sur asnjë takim me ne, që do të duhej ta marrim përgjegjësinë e votimit dhe çfarëdo që do të thosha rreth përafrimit të qëndrimeve, do të ishte e tepërt”.

I pyetur se çfarë është gatishmëria e Listës serbe për themelimin  FAK-ut, Rashiq ka thënë se nuk mund të kenë qëndrim për një çështje për të cilën nuk është biseduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Politikë
Kalo në kategori