LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe: Më mirë me Ramushin në Qeveri se në opozitë

Lista Serbe: Më mirë me Ramushin në Qeveri se në opozitë

Lista Serbe, subjekti më i madh politik serb në Kosovë, e cila ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk dëshiron të shkojë në opozitë edhe nëse mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk përfill kërkesat e kësaj Liste si kusht për të qenë pjesë e Qeverisë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Gazeta “Blic” e Beogradit ka shkruar, ndërsa përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, për atë se çfarë mund të kërkojë Lista Serbe nga Haradinaj dhe çfarë do të thoshte shkuarja e saj në opozitë.

Sipas kësaj gazete, do të jetë shumë më mirë që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë së Ramush Haradinajt, edhe nëse nuk plotësohen të gjitha kërkesat, sesa shkuarja e saj në opozitë.


“Pjesëmarrja e Listës Serbe në Qeverinë e re të Kosovës do të mundësonte që në mënyrë institucionale dhe që me më shumë sukses të luftojë për interesat e veta, edhe nëse ata, përfaqësuesit e kësaj liste, të etiketoheshin si ‘serbët e Haradinajt’.

Mosmbështetja e të ashtuquajturit ‘Koalicion i luftës’ do t’i shtynte përfaqësuesit serbë në opozitë, e që do të bënte që të vazhdojë margjinalizimi i popullit serb”, vlerëson gazeta.

Megjithatë, sipas “Blic”, mbështetja e Listës Serbe dhënë koalicionit “të luftës”, kandidati i të cilit për kryeministër të Kosovës është Ramush Haradinaj, do të varet nga ajo se sa koalicioni do të jetë në gjendje ta krijojë shumicën në Kuvendin e Kosovës, e që aktualisht u mungon vetëm një deputet për ta fituar shumicën e thjeshtë prej 61 deputetëve. /Zëri/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori