LAJMI I FUNDIT:

Lista serbe fajëson Kurtin e Sveçlën për plagosjen në veri: Po fshehin përgjegjësit e sulmeve ndaj serbëve

Lista serbe fajëson Kurtin e Sveçlën për plagosjen në veri: Po fshehin përgjegjësit e sulmeve ndaj serbëve
Foto: Arkiv

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Lista serbe, e cila ka kërkuar edhe tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Lista serbe sikurse edhe mediat serbe, për këtë rast ka drejtuar gishtin nga Policia e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti.


Plagoset me armë zjarri një person në veri, policia thotë se nuk dihen motivet
Lexo po ashtu Plagoset me armë zjarri një person në veri, policia thotë se nuk dihen motivet

“Lista serbe dënon ashpër tentativën për vrasjen e serbit Milan Jovanoviq nga forcat speciale të Kurtit në Urën e Bistricës, në rrugën Mitrovicë – Leposaviq dhe kërkon tërheqjen urgjente të të gjitha njësive speciale që janë të pranishme ilegalisht në veri të Kosovës”, thuhet në një reagim të lëshuar nga Lista serbe.

Më tej në reagimin e tyre thuhet se “përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve fshihen nga autoritetet më të larta në Prishtinë dhe ministri Sveçla, i cili padyshim i mbështet veprimet ilegale të këtyre njësive”.

Partia e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të kërkoj tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu, për siç kanë deklaruar “për të rivendosur paqen në këtë pjesë dhe për të parandaluar rrezikimin e jetës së qytetarëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori