LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe drejt ndarjes!

Lista Serbe drejt ndarjes!

Transformimi i Listës Serbe nga një iniciativë qytetare në parti politike, e ka vënë para përçarjes këtë subjekt politik që përfaqëson komunitetin serb të Kosovës në institucionet e vendit.

Dy përfaqësues të kësaj Liste, Slavko Simiq dhe Aleksandar Jabllanoviq, secili veç e veç, kanë parashtruar dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për regjistrim të Listës Serbe si parti politike.


Javën e kaluar brenda këtij subjekti politik, janë shënuar përplasje, madje edhe në prani të medieve.

Por, Slavko Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili thotë se e kryeson Listën Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shpjeguar se të premten e kaluar ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin e nevojshëm për transformimin e iniciativës qytetare në parti politike, me emrin, siç e quan ai, autentik, “Lista Serbe”.

“Kemi dorëzuar nënshkrimet autentike të 1 mijë e 650 qytetarëve nga i gjithë territori i Kosovës. Pastaj, kemi dorëzuar edhe programin e partisë, statutin e partisë, si dhe themeluesin e partisë, me nënshkrimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, si dhe anëtarëve të Qeverisë, deputetëve dhe kryetarëve të komunave nga Lista Serbe. Kështu që, në të ardhmen, partinë Lista Serbe do ta rregullojnë dhe kompozojnë pikërisht qytetarët që do të kenë të drejtë që të marrin pjesë në organet e Kuvendit dhe të përpiqen që ta japin kontributin e tyre për fuqizimin e autoritetet të Listës Serbe përmes institucioneve qendrore dhe lokale”, tha Simiq.

Ai ka shtuar se tashmë është njoftuar se edhe Aleksandar Jabllanoviq ka dorëzuar dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për transformim të Listës Serbe nga iniciativa qytetare në parti politike.

Me gjithë përpjekjet për ta kontaktuar Jabllanoviqin, ai ka qenë i paqasshëm.

Megjithatë, në momentin kur Lista Serbe ishte regjistruar në vitin 2014, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si iniciativë qytetare, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ky subjekt mbante firmën e Jabllanoviqit.

Ky subjekt kishte përfshirë anëtarët e partive të ndryshme dhe grupet politike të serbëve, për të marrë pjesë në zgjedhje si të unifikuar.

Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë se, megjithatë, Jabllanoviq është personi që ka themeluar këtë subjekt dhe ai ka të drejtën të jetë trashëgimtar i partisë që dhe pas transformimit nga iniciativa qytetare.

“Sipas ligjit, në bazë të së cilit formohen iniciativat qytetare, zoti Jabllanoviq, në njëfarë mënyre, është edhe pronar i asaj iniciative. Ai është themeluesi i vetëm i asaj iniciative qytetare. Ndërkaq, se çka po ndodh krejt këtu, kush po e themelon partinë, njëri apo tjetri grup, kjo për mua është e parëndësishme. Unë që nga dita e parë kam thënë se njerëz mjaft joserioz dhe jopërgjegjës janë në pozita mjaft të përgjegjshme. Mendoj se është dëm mjaft i madh, para së gjithash për bashkësinë serbe, por edhe për të gjithë qytetarët, sepse kemi humbur tre vjet duke u marrë me atë se kush dhe në çfarë mënyre do të vijë në pozitë”, tha Petroviq. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori