LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe reagon për sulmin ndaj Policisë në veri – iu bën thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje

Lista Serbe reagon për sulmin ndaj Policisë në veri – iu bën thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje

Lista Serbe ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të fundit.

Përmes një komunikate u ka bërë thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje.

“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i mendon mirë popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.


Policia e Kosovës sulmohet sërish me armë zjarri në veri
Lexo po ashtu Policia e Kosovës sulmohet sërish me armë zjarri në veri

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën, 26 prill, se në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar me armë zjarri një njësi patrulluese kufitare e saj në Zupçe të Zubin Potokut.

Sipas saj, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk ka raportime për zyrtarë policorë të lënduar.

Autoritetet në Kosovë, më 15 prill, kanë bërë të ditur për të parën herë se Policia e Kosovës ka qenë cak i disa sulmeve në veri të Kosovës.

Sulmi i parë sipas zyrtarëve të Kosovës, ka ndodhur më 13 prill, ndërsa për një javë janë regjistruar pesë sulme në total.

Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori