LAJMI I FUNDIT:

Linja energjetike Prizren – Fierzë, jepet urdhri për fillimin e punimeve

Linja energjetike Prizren – Fierzë,  jepet urdhri për fillimin e punimeve

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka dhënë urdhër për fillimin e negociatave me Ministrinë e Minierave dhe Energjetikës për ndërtimin e linjës së re të transmisionit, i cili do ta lidhë qytetin e Prizrenit me hidrocentralin më të madh në Shqipëri, Fierzë dhe dërgimin e faturave të konsumatorëve serb në qeverinë e Kosovës. Borxhi i serbëve është mbi 110 milion euro, përderisa humbjet mujore që këta konsumatorë i shkaktojnë KEK-ut janë rreth 2 milion euro.

“ Kjo linjë do të ndikoj tejet pozitivisht në stabilizimin e sektorit energjetik të vendit falë ofertës së jashtëzakonshme të Shqipërisë për bashkë-koordinim të dy sistemeve energjetike dhe shkëmbim të energjisë elektrike në rastet e ndaljeve të paplanifikuara të njësive gjeneruese në vend ”, thuhet në komunikatën e bordit të KEK-ut.

Gjatë takimit, Bordi ka shqyrtuar ecuritë e përgjithshme në Korporatë.

“ Menaxhmenti është përkrahur që të shtoj numrin e shkyçjeve në amvisëri nga mesi i muajit shtator. Me këtë rast, Bordi i KEK-ut i udhëhequr nga kryetari z. Skënder Krasniqi, ju bënë thirrje të gjithë konsumatorëve që të shlyejnë obligimet e tyre ndaj Korproatës në përputhje me ligjet në fuqi në Kosovë dhe të mos presin ekipet e shkyçjës në afarizmin apo shtëpitë e tyre”


Po ashtu, drejtori Financiar i Korporatës, është udhëzuar që të ndërmarr masa specifike për uljen e shpenzimeve për telefona, në përputhje me udhëzimet në fuqi, në mënyrë që mos të tejkalohet buxheti i planifikuar për këtë qëllim.

Bordi i Drejtorëve gjithashtu i ka kërkuar u.d. Drejtorit Menaxhues që faturat për shpenzimin e energjisë elektrike të konsumatorëve serb të fillohet t’i dërgohen Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe jo më UNMIK-ut.

“ Në të njëjtën kohë, Bordi i kërkon MEM-it që të udhëzoj Korporatën se si të veprohet në vijim me këtë problem, duke marrur parasysh që pamundësia e KEK-ut për të shkyçur konsumatorët që nuk e paguajnë energjinë elektrike nëpër enkalava është çështje politike”.

Bordi gjithashtu kërkon nga MEM-i që të adresojë përgjegjësinë për këto fatura, në të kundërtën KEK-u do të veproj në përputhje me ligjet në fuqi si një kompani publike komerciale. /Telegrafi/