LAJMI I FUNDIT:

Limaj flet me shefin e Bankës Botërore për zhvillim ekonomik

Limaj flet me shefin e Bankës Botërore për zhvillim ekonomik

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters. Në këtë takim mori pjesë edhe anëtari i kryesisë së NISMA për Kosovën, Shyqiri Bytyqi.

Drejtori i Bankës Botërore në Kosovë, Olters, ka falënderuar kryetarin Limaj për pritjen e sotme. Në këtë takim është diskutuar për projektin e Bankës Botërore për Sistemin Arsimor në Kosovë, projekt të cilin Olters ia dorëzoi edhe fizikisht Limaj, për ta parë ekspertët për arsim të NISMA për Kosovën, që më pastaj për të ofruar sugjerimet e tyre për këtë projekt mjaft të rëndësishëm për arsimin në Kosovë.

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar Olters, për takimin, ku më pas ka diskutuar edhe për projektin në fjalë, për të cilin tha se është shumë i nevojshëm për përmirësimin e Sistemit Arsimor në Kosovë. Kryetari Limaj tha se ekspertët tanë, të kësaj fushe me kohë do të ofrojnë sugjerimet e tyre rreth këtij projekti.


Në këtë takim, edhe anëtari i kryesisë së NISMA-s, Shyqiri Bytyqi, ka folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës, fushë në të cilën Banka Botërore aktualisht ka një rol mjaft të rëndësishëm.

Në fund, kryetari Limaj ka falënderuar Olters, për punën e madhe që është duke e bërë Banka Botërore me projektet e saj pozitive për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori