LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Delegacioni Shtetëror, udhërrëfyes në dialog do ta ketë platformën e miratuar sot në Kuvend

Limaj: Delegacioni Shtetëror, udhërrëfyes në dialog do ta ketë platformën e miratuar sot në Kuvend
Foto: Arkiv

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë pas miratimit të Platformës për Dialog me Serbinë se nga tani e tutje, Delegacioni Shtetëror udhërrëfyes do ta ketë platformën e miratuar në Kuvend.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se platforma e miratuar në Kuvendin e Kosovës përmban parimet mbi bazën e të cilën Delegacioni do të futet në dialogun e mundshëm me Serbinë.


“Ndihem jashtëzakonisht i kënaqur që platforma e miratuar sot nga ligjvënësit paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.

Kryetari i Nismës ka thënë se tani Kosova e ka pozicionin e vet zyrtar në dialog.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për objektivat e Kosovës në dialog.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot i miratuan Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Kosovës si dhe Platformën për dialog më Serbinë.

Nga tani e tutje Delegacioni Shtetëror udhërrëfyes të vetin në dialogun me Serbinë do ta ketë platformën e miratuar në Kuvend dhe përmes ligjit përcaktohen kompetencat dhe detyrat e delegacionit shtetëror.

Platforma e miratuar në Kuvendin e Kosovës përmban parimet mbi bazën e të cilave do të futemi në dialogun e mundshëm me Serbinë. Ndihem jashtëzakonisht i kënaqur që platforma e miratuar sot nga ligjvënësit paraqet unitetin e institucioneve të Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë. Tani Kosova e ka pozicionin e vet zyrtar në dialog.

Sa u përket objektivave tona në dialog, ato tanimë janë të njohura; Kosova hyn në dialog për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare e cila çon në njohje reciproke, mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe hap perspektivë të qartë euroatlantike për vendin dhe përfundimisht siguron paqe e mirëqenie për këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori