Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ndërtimet e reja!
Për mua ishte i pabesueshëm lajmi televiziv i datës 3 shkurt, ku nga ana e drejtuesve të kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kontestohej dhënia e lejes ndërtimore nga Komuna, për një objekt banimi që gjendet mu në kufi në rrethojat e kompleksit të Lidhjes, e që ndërtimi i tillë dukshëm do të pengojë pamjen vizuale të saj.
Këto ditë disi isha i hutuar, kurrsesi nuk isha në gjendje të kuptoi veprimet e tilla të Komunës së Prizrenit, në trajtimin e tillë të një kompleksi arkitektonik me rëndësi të posaçme historike për shqiptarët. Ai është në listën e objekteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore dhe historike të rëndësisë së veçantë, kompleksi i Lidhjes është i mbrojtur me ligj, është i mbrojtur nga historia e popullit tonë.
Për rëndësinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe vendimet e saja historike në vitin 1878, kur u formua Qeveria e pare demokratike e shqiptareve, me figurat më të ndritshme të kombit shqiptar, mendoj se është e tepërt për të diskutuar. Një të vërtetë e di se formimi i saj dhe vendimet e saja iu kanë penguar shumë sundimtarëve të Kosovës. Aty, në Kuvendin gjithëkombëtar u vendosën themelet e rregullimit shtetëror të shtetit të parë të të gjithë shqiptarëve.
Deri-diku me dhunë jemi detyruar me “arsyetua” veprimet e sllavëve të jugut të cilët e pushtuan popullin shqiptar të Kosovës pas vitit 1912. Ata i kishin “halë në sy” vendimet historike të Lidhjes dhe me të gjitha mjetet kanë tentuar të minimizojnë rëndësinë e unitetit gjithëshqiptar të kohës para 135 vite. Është tentuar edhe fizikisht të zhduket ky kompleks, me djegien e tij nga barbarët sllavë, por të gjitha këto tentime i ka përballuar stoikisht. E sot, në shekulli XXI, kur e kemi shtetin tonë, në vend se me e ngritë sa më lart dhe me e begatua me përmbajtje të reja, kompleksin e Lidhjes po e shëmtojmë me këso veprimesh të pamatura të komunarëve, në kundërshtim flagrant me rregullat shpirtërore, morale dhe ligjore të shtetit tonë.
Sipas Parim Kosovës, drejtues i kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, projekti i fazës së tretë për zgjerimin e Lidhjes parasheh që 17 objekte përreth kompleksit duhet të kenë trajtim të posaçëm, me qëllim që të ruhet pamja vizuale e kompleksit me rëndësi të veçantë për popullin shqiptarë në tërësi. Sipas diturive të mija, ka disa dokumente urbane të punuara, që teknikisht me profesionalizëm e kanë trajtuar qendrën historike të Prizrenit, por zbatimi i tyre ka ngecje!
Zyrtarët e Komunës deklarojnë se pronari ka leje për ndërtim sipas ligjeve në fuqi, që në ketë rast nuk është fare relevante. Nuk do të merrem me deklaratat e disa individëve (Inspektori i ndërtimit dhe pronari i banesës), pasi nuk jam në dijeni se me ç’bazë ligjore është lejuar fillimi i ndërtimit të objektit. Nga gjendja faktike në terren shihet se dhënësi i lejes së ndërtimit gjegjësisht KK i Prizrenit, nuk ka respektuar Ligjin aktual të Trashëgiminë kulturore, nenin 6 alineja 6.4. ku qartë shkruan se “Monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë të mbrojtjes, që është 50 metra nga perimetri i monumentit. Kjo zonë e mbrojtjes mund të zgjerohet ose ngushtohet dhe përcaktohet në planin e Institucionit kompetent dhe në planet hapësinore relevante në pajtueshmëri me nenin 2 të Ligjit nr. 2003/14 për planifikim hapësinor” Se ky kompleks është pjesë e trashëgimisë arkitektonike e definon edhe neni 6 alineja 6.1. i po të njëjtit ligj (ansamblet – tërësitë).
Si është e mundur që Komuna e Prizrenit të mos respektojnë ligjin që e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës në vitin 2006.
Edhe mos të kishte ligj, paria e Prizrenit do të duhej të respektonte kodin etik të mirësjelljes dhe të mbrojë kompleksin e Lidhjes me të gjitha mjetet e mundura morale dhe teknike. Ky është udhërrëfyes për gjeneratat që vijnë, se si duhet trajtuar dhe respektuar popullin tënd.
Është e pashpjegueshme me veprua në mënyrë të tillë, kundërligjshëm, si në rastin e dhënies së lejes ndërtimore për një objekt banesor i cili dukshëm do të dëmtoi Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, jo vetëm në aspektin vizual, por edhe në atë të sigurisë, që fare nuk përmendet.
Çuditë kjo indiferencë, së pari e organeve shtetërore në të dy nivelet (lokal dhe qendror), intelektualëve të pavarur, shoqërisë civile, profesionistëve e së fundi edhe e qytetarëve, jo vetëm të Prizrenit, se si i ka kapluar një defetizëm i pashpjegueshëm. Komuna e Prizrenit në këtë rast me papërgjegjësi ekstreme së pari nuk i zbatoi rregullat morale të popullit shqiptar e pastaj rregullat, deklaratat, konventat ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike. E sa për obligimet ligjore të shumta që sanksionojnë ketë fushë, për çdo ditë po vërejmë se çka është duke ndodhur në Prizren, si dhe në qytetet tjera të Republikës së Kosovës, në të cilët fare nuk respektohen principet e trashëgimisë arkitektonike dhe historike. Mos të harrojmë se Prizreni nuk është pronë private e komunarëve: ai është qendër shpirtërore, kulturë dhe historike e popullit shqiptar – kudo qoftë.
Urgjentisht duhet ndërmarrë hapa konkretë nga të dy nivelet shtetërore për të sanuar gjendjen e krijuar nga ana e Kuvendit Komunal të Prizrenit, për të mbrojtur kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe për të plotësuar kërkesat e pronarit për banim kualitativ. Kjo mund të arrihet në tërësi sipas kritereve që parashihen në ligjet dhe dokumentet hapësinore dhe urbane në Kosovë. Duhet pasur të qartë të gjithë ne se ndërtimet në zonën e parë historike të Prizrenit, me kujdes maksimal duhet trajtuar, pasi aty gjendet kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që kërkon trajtim të posaçëm, duke u bazuar në konventat ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre