LAJMI I FUNDIT:

“Lidhja e Prizrenit” në Burgas të Bullgarisë! (Foto)

“Lidhja e Prizrenit” në Burgas të Bullgarisë! (Foto)

Ansambli “Lidhja e Prizrenit“ nga Prizreni është duke marrë pjesë në Festivalin e qytetit të Burgasit në Bullgari, në edicionin e 42-të me radhë ku dhe po e përfaqëson Kosovën.

Përveç Bullgarisë, si nikoqire, e cila përfaqësohet nga tri grupe, në këtë festival marrin pjesë edhe shtete të tjera si Kroacia, Greqia, Polonia, Rusia, Serbia, Qipro, Hungaria, Turqia…

“Ansambli Lidhja e Prizrenit do të paraqitet me valle koreografike shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare”, tha për Telegrafin, Jeton Qafleshi, drejtor i Ansamblit.


Festivali (jo garues) ka filluar më 18 gusht dhe përfundon me 23 gusht dhe organizohet nga Komuna e Burgasit. /Telegrafi/