LAJMI I FUNDIT:

Liderët e APEC-ut për zhvillim të tregitsë botërore dhe për reforma

Liderët e APEC-ut për zhvillim të tregitsë botërore dhe për reforma

Liderët e Azisë dhe të dy Amerikave në Limë u angazhuan për bisedime globale për tregti dhe reforma në institucionet kryesore për huazim, duke u përpjekur të paranbdalojnë që bota të bie në recesion më të madh.

Deklarata e miratuar në forum në organizim të Bashkëpunimit ekonimik Aziatiko-paqesor (APEK) është e paobligueshme dhe përmban më shumë nga konkluzionet nga takimi i grupit 20 të mbajtur në Uashington para një jave.

Presidenti amerikan Xhorxh Bush, presidenti kinez Hu Xhintao, kryeministri japonez Taro Aso dhe liderë tjerë të APEK-ut pohuan se në 12 muajt e ardhshëm do të përmbahen nga vendosja e barierave në investime dhe në tregti.

Në momentin kur gjithnjë e më shumë vende kërkojnë ndihmë nga fondet për situata të jashtëzakonshme, ata e mbështetën reformën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.


Liderët theksuan se "situata e tanishme thekson në rëndësinë e reformave në sektorin financiar".

Deklarata është publikuar në ditën e parë të samitit dyditësh të liderëve të 21 vendeve – anëtare të APEK-ut, që po mbahet në kryeqytetin e Perusë. /mia/