LAJMI I FUNDIT:

Liderër e G-20 do të kërkojnë dalje nga kriza

Liderër e G-20 do të kërkojnë dalje nga kriza

Në Uashington nesër do të mbahet takim i liderëve të 20 vendeve më të zhvilluara industriale dhe të vendeve me rritje më të shpjetë ekonomike në botë, kushutar mënyrave për ballafaqim me pasojat e krizës ekonimke globale.

Përfaqësues të 20 vendeve anëtare, të cilat përbëjnë 85 për qind të ekonomisë botërore dhe dy të tretat e popullatës së përgjithshme në botë, pritet të arrijnë edhe marrëveshje për reformat në sektorin fincanciar në afat të gjatë me qëllim që të tejkalohet kriza e re globale.

Në prag të samitit, kryeministri britanik Gordon Braun bëri thirrje për uljen e tatimeve dhe rritjen e shpenzimeve me qëllim që të pengohet rënia e ekonimsë globale në recesion.

"Duhet të dakordohemi për koordinim të politikës monetare dhe fiskale. Ajo nuk nevojitet urgjentisht. Duke vepruar tani do të mundemi të stimulojmë rritjen e ekonomisë tonë. Çmimi i ndërmarrjes së masave do të jetë më i madh se çmimi i çfarëdo mase".


Presidenti aktual amerikan George Bush vlerësoi se kriza globale financiare nuk duhet të vlerësohet si mossukses në tregun e lirë, duke shtuar se dalje nga një gjendje e tillë nuk duhet të kërkojë në ndryshimin e sistemit kapital, por në reformimin e tij.

"Duhet t’i konfirmojmë problemet me të cilat ballafaqohemi, t’i realizojmë reformat e detyrueshme dhe të vazhdojmë me respektimin e parimeve të tregut të lirë të cilat ofrojnë prosperitet dhe shpresë të njerëzve në gjithë botën", deklaroi Bush.

Ndërsa presidenti rus Dimitri Medvedev porositi se në samitin e G-20 Rusia dhe BE-ja duhet "të flasin unanimisht". " Rusia është e përgatitur së bashku me BE-në dhe partneritetet tjera të marrë pjesë në ndërtimin e arkitekturës së re fincanciare, porositi Medvedev.

Në takim në Uashington krahas liderëve të 20-të vendeve, pritet të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-Mun dhe shefat e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Samiti jo zyrtarisht do të fillojë sonte sipas kohës amerikane me darkë të rastit në Shtëpinë e Bardhë në organizim të nikoqirit të takimit, presidentit Bush. Pjesa zyrtare e forumit do të mbahet nesër edhe në kaudër të tij do të organizohen dy sesione plenare.

Pritet që në Samit të konfirmohen parimet e përbashkëta, duke përfshirë edhe ndryshimet në institucionet ndërkombëtare të obliguara për rregullimin e ekonomisë botërore.

Në prag të Samitit të nesërm të G-20-it, Gjermania dje zyrtarisht konfirmoi se ekonomia e saj është në recesion me të cilën filluan të realizohen parashikimet e analizave ekonomike se në tremujorin e tretë të këtij viti fiskal 15- vendet anëtare të evrozonës do të bien në recesion, pasi që paraprakisht në tremujorin e parë kanë realizaur rënie të rritjes ekonomike prej 0,2 për qind.

Këto ditë pritet shpallja e të dhënave për gjendjet në ekonomitë e Spanjës dhe Italisë, të cilat sipas analistëve pothuajse sigurisht janë në recesion.

Përkundër kësaj, ministri francez i Financave Kristin Lagard deklaroi se Franca do ta shmang fatin e tillë, për shkak se në tremujorin e tretë të këtij viti ka realizuar rritje ekonomike prej 0,14 për qind.

"Të dhënat e tilla janë të befasueshme, për shkak se të gjitha të dhënat negative dhe përgatiten për recesion, deklaroi Lagard, duke shtuar se rritja minimale ekonomike në Francë me merita janë shpenzimet dhe investimet e kompanive