Nga: Mit’hat Frashëri (gazeta Lirija, 1908)
Mos kujtoni se këtu dua të numëroj librat që janë shtypur në gjuhën shqipe. Po edhe mos mendoni se nuk i numëroj dot nga shkaku i shumicës, se gjer më sot tërë numri i librave shqip mbase nuk i kapërcen më shumë se 150.
Nuk dua të qahem nga pakica e këtij numri se kur mendohem që gjuha shqipe s’ka qenë e lirë, kur mestoj që qeveria e parë këndimin e një libri shqip e dënonte me burg e me syrgjyn, kur kujtoj që s’kemi patur shkolla shqipe, çuditem prapë qysh janë shkruar dot kaq libra dhe si është përhapur mësim i gjuhës sonë.
Edhe kjo vetë një shenjë gëzimi, një shenjë fuqie për kombin tonë, se gjithë sa kemi bërë për kombësinë dhe për gjuhën tonë, e kemi bërë pa u trembur nga rreziku, duke luftuar çdo shtrëngim. Kur mendohemi që s’kemi patur shkolla shqip, që librat shqip ndaloheshin, çuditemi dhe gëzohemi, duke parë sesa njerëz kanë mësuar shqip. Po tani ajo hije e zezë e parë, ai shtrëngim i një qeverie të dehur dhe të prishur mendsh, u ngrit. Tani gjithë dallimet u prapsën, ndaj duhet që të rrëfejmë një punë më të madhe dhe një qëllim më të fortë. Në është numri i atyre, që dinë shqip, mjaft i madh, paskëtaj duhet që të jetë i përgjithshëm, që të mos mbesë njeri jashtë. Shpejtësia e madhe me të cilën shqiptarët zunë të hapin shkolla dhe të shtypin libra, na rrëfen sa e thellë është dëshira e tyre për të përhapur gjuhën.
Sa pa u themeluar akoma mirë konstitucioni, sa pa zënë vend mirë qeveria e re, shqiptarët s’humbën fare kohë, po me vrap nisën të çelin shkolla dhe të bëjnë klube. Sot, të dymbëdhjetë klubet dhe të pesëmbëdhjetë shkollat na tregojnë qëllimin dhe fuqinë tonë.
Por, sa pa u shtuar numri i avokatëve, sa pa hapur mirë shkolla të dyta dhe të larta, një ndalim na u shfaq, një ndalim që na tregon një të metë të madhe; mungimin e librave.
Librat na mungojnë, s’kemi libra.
Këtu më tepër se çdo gjë, mestoj libra shkollorë që të këndohen në shkolla. Është e vërtetë që shoqëria “Dituria” e Bukureshtit (e cila sot e ka emrin “Bashkimi”), ka shtypur disa libra për shkollat e para; të tilla libra janë shtypur edhe prej shoqërive “Agimi” dhe “Bashkimi” të Shkodrës. Po këta libra janë fort të paktë dhe me të meta, pas nevojës së sotme.
Sot pedagogjia ka përparuar dhe metodat e arsimit janë përmirësuar. Është, pra, nevojë dhe për shqiptarët që të zënë metodat e reja dhe kështu të nxjerrim nga shkollat tona gjithë ato pemë, që mund të marrim. Dhe për këtë na duhen libra, libra shkolle. Shërbimi i madh që do të bëhet është të shkruarit e vargut të librave për mësim.
E dimë fort mirë që kjo s’është punë e një dite. Duhet kohë dhe durim; po, meqënëse nevojën e kemi të madhe, duhet që dhe puna të bëhet pak me shpejtësi. Nga ana tjetër, do menduar dhe për ata shqiptarë që s’venë dot në shkollë, do menduar dhe për ata që s’kanë as kohë as moshë për të nxënë në shkollë. Duam të themi, do shkruar dhe për popullin, për bujkun, për tregtarin, për plakun, për gratë dhe për çupat. S’do harruar që çdo njeri duhet të marrë një mendje për gjërat që dihen, për gjërat që thuhen dhe për gjërat që bëhen.
Ata që venë në shkollë mund të kërkojnë dituritë në rregull dhe me metodë. Por ata që s’venë në mësonjëtore, të mos kenë dije për qiellin, për bimët, për kafshët, për dheun? Duhet, pra, që më e tepërt e botës të jetë e huaj për dituritë?
Në kombet e qytetëruara, ata që shkruajnë, mundohen më tepër të nxjerrin në dritë popullin. Librat që të këndohen dhe të kuptohen prej cilitdo, libra që të stërvitin dhe ta mësojnë njeriun. Këta libra popullorë, këta libra të diturisë së vulgarizatur, janë shumë më të dobishëm se librat mësimorë të shkollës, se në shkollë njeriu vete disa vjet po për mësim ka gjithnjë nevojë.
Librat popullorë janë shumë më të nevojshëm për ne shqiptarët, se për kombet e tjerë, se për ne – populli ka nevojë që të nxënë çdo gjë, se tani s’di fare gjësend. Populli ynë ka nevojë të nxërë sot edhe më të lehtat e diturive, edhe më të voglat e tyre, se kombi ynë tani zuri të mësojë. Duam të themi me këto fjalë se shkronjësit, që mund të përdorin pendën për gjuhën tonë, të dinë bukur ç’udhë të zënë dhe qysh mund të bëjnë vepra të duhura. Penat, që gjer më sot na kanë shkruar libra të lehtë, libra të zbavitshëm, vjersha e të tjera gjëra, paskëtaj duhet të përdorin shkrim të duhura, më të dobishëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

In Memoriam: Gene Hackman (1930–2025) - yll në çdo film ku luajti

Fjalimi i Hygoit në varrimin e Balzakut

Përfundojnë konservimet në pesë shtëpi tradicionale në Prizren (Foto)

Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula

SERBIA vs ZVICRA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk