LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje uron Lidhjen Demokratike të Kosovës, në 30-vjetorin e themelimit

Lëvizja Vetëvendosje uron Lidhjen Demokratike të Kosovës, në 30-vjetorin e themelimit

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në 30-vjetorin e themelimit.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se LDK lindi si  lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën, transmeton Telegrafi.

“Para 30 vjetëve ishte kohë e vështirë: 1989 ishte vit i suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Milosheviqit, burgjet gjithandej Serbisë e Jugosllavisë ishin mbushur përplot me shqiptarë, kurse demonstratat në Kosovë bëheshin të fuqishme dhe të shpeshta. Po shpërbëhej federata, populli kërkonte republikë, LDK lindi si lëvizje politike, shoqërore e intelektuale, me në krye Dr.Ibrahim Rugovën. Shumë punë e përpjekje janë bërë për demokraci dhe liri, nga mijëra e mijëra aktivistë të devotshëm”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke vazhduar me takime drejt arritjes së një koalicion qeverisës.

Këto dy parti thonë janë pajtuar për programin qeverisës, mirëpo tani bisedimet po zhvillohen në nivel kryetarësh ku edhe kanë hasur në disa mospajtime sa i përket ndarjes së pozitave.

Megjithatë, nga LDK dhe LVV kanë pohuar se këto mospajtime do të tejkalohen dhe do të arrihet një qeveri stabile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori