Lëvizja BESA: Qytetarët e fshirë nga lista zgjedhore duhet të ripërfshihen në listë (Video)

Përmes një konference për shtypi, Lëvizja BESA ka publikuar konstatimet e saj, pas mbajtjes së diskutimit në Kryesinë qendrore të kësaj lëvizje, në lidhje me listën e votuesve të dyshimtë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duke kërkuar që votuesit e fshirë padrejtësisht të rikthehen në listën zgjedhore, Lëvizja BESA konstaton:
-Listat e publikuara, gjoja e votuesve fantomë ose fiktivë, është shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, por edhe e të gjitha konventave për të drejtën e secilit shtetas për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur;
-Nga analizat që kemi bërë në Qendrën Analitike, na rezulton se në atë listë shumica dërrmuese (gati 90%) janë qytetarë shqiptarë të Maqedonisë dhe ne në këtë lexojmë tendencën e KSHZ-së dhe të partive që e miratuan Marrëveshjen e Përzhinës që shqiptarët të paraqiten si faktorë antidemokratikë dhe shkaktarë të krizës politike. Kjo listë, përveç që është raciste, ka edhe dhjetëra mijëra argumente të përveçme se është krejt tendencioze;
-Analiza jonë flet se shumica dërrmuese e votuesve të asaj liste le që nuk kanë bërë dalje të shpeshta dhe të gjata nga Maqedonia, por ka plot që me vite të tëra nuk kanë dalë nga ky shtet. Cinizmi më i madh është kur shumë personalitete publike dhe ish anëtarë të komisioneve zgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2014 tash janë gjetur në atë listë;
-Për neve është shqetësues fakti që nga analizat tona del se shumica e votuesve shqiptarë të vendosur në atë listë janë votues me deklarime publike opozitare, që na bën të dyshojmë se këtu ka gisht partia shqiptare në pushtet, që kështu dëshiron ta përjashtojë votën kundër saj në zgjedhjet e ardhshme;
Bilall Kasami, kryetar i kësaj lëvizje, shpalosi edhe hapat që BESA do të ndërmerr në këtë drejtim, të cilat janë:
-të ngrejë procedurë para Gjykatës Kushtetuese që të vlerësohet vendimi i KSHZ-së për mohimin e së drejtës së votës për 39.502 votues njëherazi shtetas të Maqedonisë;
– t’i drejtohet parashtresë Avokatit të Popullit, që ky institucion të reagojë për diskriminim që u bëhet qytetarëve të R. së Maqedonisë, duke ua mohuar të drejtën e votimit dhe duke i detyruar ta rikonfirmojnë veten se nuk janë fantomë ose fiktivë;
– t’i drejtohet me kërkesë zyrtare KSHZ-së për të kërkuar shpjegime se cila ka qenë metodologjia që i ka nxjerrë në listën për t’u fshirë 39.502 votues dhe si ka qëlluar që shumica dërrmuese e tyre të jenë shqiptarë;
– t’u dërgohet letër kryetarëve të katër partive pjesëmarrëse në nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinës, që t’u kërkohet shpjegim se si janë marrë vesh për pastrimin e listës zgjedhore.
– t’u dërgohet letër ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë, si kontribuues dhe lehtësues për arritjen e asaj marrëveshje, në të cilën do t’u shpjegohet se ajo marrëveshje dhe kjo mënyrë e pastrimit të listës, në vend që të prodhojnë demokraci dhe mirëbesim, do të prodhojnë racizëm dhe ksenofobi;
– t’u dërgohet letër organizatave OSBE-ODIHR, si dhe Human Rights ëhatch, Transparency International dhe Komitetit të Helsinkut, që të alarmohet fakti i diskriminimit që është krijuar me këtë listë zgjedhore dhe të ngrihet shqetësimi për manipulimin e madh zgjedhor që synojnë ta prodhojnë këto parti dhe KSHZ-ja;
– aktivistët e BESËS ta kontaktojnë secilin votues të asaj liste dhe t’ia dorëzojnë një fletushkë me udhëzime se si të rikthehet në listën e votimit, por edhe t’i ndihmojnë që ai ta realizojë këtë detyrë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit