LAJMI I FUNDIT:

Leonora, kolegëve: Veç për lekë e nderoni familjen Jashari!

Leonora, kolegëve: Veç për lekë e nderoni  familjen Jashari!

Me një koncert madhështor ka përfunduar “Epopeja UÇ K-së”, dedikuar të rënëve gjatë luftës së vitit 1999.

Në fakt, me ndezjen e zjarreve dhe mbajtjen e një koncerti në qytetin e Skenderajt, ka përfunduar manifestimi tre ditor në nderim të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit.

Por, këngëtarja shqiptare Leonora Jakupi, e cila merr pjesë gjithmonë në këtë koncert, ka shprehur i indinjatën dhe hidhërimin ndaj kolegëve të saj, duke i akuzuar ata se me më rëndësi janë paratë, se sa nata më e rëndësishme e kombit.


“Falenderim i veçantë për qytetarët e të gjitha trevave shqiptare, të cilët përkundër motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta nderuan ‘Epopenë e UCK-së’ , familjen Jashari dhe gjithë të rënët për liri! Zhgënjim i madh nga artistët këngëtar që rrallëherë ose më mirë të them për një pjesë të madhe të tyre asnjëherë nuk nderuan manifestimin qendror ‘natën më të rëndësishme të kombit” apo duhet gjithmonë të kenë motivin më të rëndësishëm ‘lekët’ që të jenë pjesë e tyre !!!!???”, ka shkruar përbri një fotoje të publikuar në Instagram, Leona Jakupi, e cila shihet duke performuar para publikut.

Kujtojmë se manifestimi “Epopeja e UÇK-së” fillon më 5 mars, pikërisht ditën kur më 5 mars 1998 ka filluar beteja mes Jasharëve dhe policisë dhe ushtrisë serbe ndërsa përfundon më 7 mars, me ndezjen e zjarreve dhe mbajtjen e një koncerti. /Telegrafi/