LAJMI I FUNDIT:

Lëngu i rrushit forcon imunitetin

Lëngu i rrushit forcon imunitetin

Një hulumtim i shkencëtarëve nga Universiteti i Floridës ka zbuluar se konsumimi i rregullt i lëngut të rrushit forcon imunitetin.

Në studim kanë marrë pjesë 85 participantë, me moshë mesatare, të cilët janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë, gjatë nëntë javësh, çdo ditë ka konsumuar lëng rrushi, derisa grupi i dytë ka konsumuar pije placebo (të rrejshme).

Rezultatet e studimit të publikuar në Journal of Medicinal Food kanë treguar se personat të cilët kanë konsumuar lëng rrushi kishin numër dukshëm më të madh të qelizave T imunitare, si dhe sasi më të madhe të vitaminës C në serum- në raport me personat nga grupi që kanë konsumuar pije placebo.

Duke u bazuar në të dhënat e këtij studimi, shkencëtarët erdhën deri te përfundimi se konsumimi i rregullt i lëngut të rrushit ndikon pozitivisht në forcimin e imunitetit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori