LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Olmos është më serioz, mesfushori do t’i humb gjashtë ndeshje

Lëndimi i Olmos është më serioz, mesfushori do t’i humb gjashtë ndeshje

Dani Olmo e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Barcelona me gola e asistime.

Në tre ndeshjet e para me fanellën e katalunasve, Olmo ka shënuar tre gola.

Mirëpo në ndeshjen e fundit ndaj Gironas, ku Barcelona triumfoi me rezultat 1-4, Olmo u largua nga loja për shkak të lëndimit edhe pse ishte ndër më të mirët në fushë duke shënuar edhe një gol.


Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola
Lexo po ashtu Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

Olmo iu nënshtrua testeve mjekësore këtë të hënë në mëngjes në Ciutat Esportiva de Sant Joan Despi, të cilat konfirmuan se ai vuan nga një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.

Në pritje të deklaratës zyrtare nga klubi, parashikimi është që Olmo do të mungojë për katër deri në pesë javë.

Kjo është një goditje e madhe për Barcelonën duke marrë parasysh formën e lartë të mesfushorit spanjoll.

Ai pritet t’i humbas gjashtë ndeshje, ndaj Monacos dhe Young Boys Bern në Ligën e Kampionëve si dhe ndaj Villarreal, Getafe, Osasunas dhe Alavesit në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori