Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, në një konferencë për media tha se takimi i presidentit Thaçi lidhur me reformën zgjedhore është dashur të mbahet shumë më herët.
Lekaj në një konferencë për media tha se Hashim Thaçi është shkaktar i të gjitha këtyre të këqijave që janë në Kosovë dhe se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, reforma e kërkuar nga Presidenti Thaçi në takimin që mbajti sot me përfaqësuesit politik është dashur të ndodh më herët.
Ai tha se për këtë reformë zgjedhore tani është vonë.
“Kemi pritur që Thaçi të thërras liderët politike për të biseduar për zgjedhje të parakohshme pasi vendi është në krizë politikë institucionale dhe ekonomike. Ku janë vendet e reja të punës, liberalizimi i vizave, investime të brendshme dhe të jashtme që janë në rënie? Shëndetësia nuk është në nivel, ajo ka degraduar. Arsimi me të vërtet ka degraduar pasi është politizuar. Bordet e pavarura janë politizuar, ka klane dhe nga vet kryeministri është thënë që s’janë profitabile”, potencoi Lekaj.
Ai po ashtu theksoi se dy marrëveshjet e dëmshme janë ndaluar nga opozita.
“Që një vit jemi në dy marrëveshje të këqija për vendin, Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave. Fal qëndrimit tonë kemi arrit që t’i ndalojmë këto”, tha ai.
Por tjerash, deputeti Lekaj tha se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, pasi vendi është në krizë.
“Jemi që vendi të shkoj në zgjedhje sepse sado vonesë që të kemi është më keq. Qytetarët janë varfëruar shumë. Ne nuk kemi shkuar dhe nuk do të shkojmë që t’i bashkohemi kësaj reforme zgjedhore. Pesë vite u bën dhe nuk kemi një reformë që është dashur të kryhet”, tha ndër të tjera ai.
Ndërsa, sa i përket kërkesës së presidentit Thaçi për pakicat kroate dhe malazeze, ai tha se Thaçi ka harruar njerëzit e Kosovës që janë në diasporë.
“Ku e la diasporën tonë, ku 600.000 njerëz tanë janë atje. Ky president nuk përfaqëson unitetin e popullit. Ky ngërç politik institucional do të zgjidhet me votën e qytetarëve”, tha Pal Lekaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame