LAJMI I FUNDIT:

LAVIRES QË MORI POEZITË E MIA

LAVIRES QË MORI POEZITË E MIA

Poezi nga: Charles Bukowski
Përktheu: Mirela Kapaj

disa thonë se keqardhjen duhet ta mbajmë larg
poezisë,
ka logjikë që të jemi abstraktë
por Perëndi:
dymbëdhjetë poezi më ikën e unë s’i ruaj kopjet
dhe
ti i ke edhe pikturat e mia, më të mirat; po më mbyt:
a po përpiqesh të më shkatërrosh si të tjerat?
pse nuk i more paratë e mia? kështu bëjnë zakonisht
nga xhepat e pijanecit që fle në një qoshe.
herën tjetër merre dorën time të majtë ose një qindarkë,
por jo poezitë e mia;
unë nuk s’ Shekspiri
por ndonjëherë, thjesht
nuk do të ketë më, abstraktë apo ndryshe;


…gjithmonë do të ketë para, kurva dhe pijanecë
deri në bombën e fundit,
por siç edhe Zoti tha,
duke e vënë këmbën mbi këmbë,
po shoh se kam krijuar shumë poetë,
e jo edhe aq shumë
poezi.