Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me rastin e Lansimit Publik të Strategjisë Kombëtare për Integrim Evropian, tha se ajo është bërë në një moment të rëndësishëm, dhe se është vlerë e shtuar në procesin e rrugëtimit të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian.
Kjo strategji sipas presidentes ka pesë prioritete; efektshmërinë e qeverisjes; luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; rritjen ekonomike; përfshirjen e grupeve të interesit dhe marrëdhënie të avancuara me BE-në. Ajo thotë se anëtarësimi me të drejta të plota në BE, varet nga institucionet, partitë politike, shoqëria civile, komuniteti akademik, bizneset dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Një punë intensive na pret në ditët në vijim, për të konceptuar arritjet në të gjithë sektorët të shoqërisë tonë. Përmes Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, jemi të përkushtuar të fuqizojmë një partneritet të qëndrueshëm me konsensusin ndërmjet institucioneve spektrit politik dhe shoqërisë civile”, tha Jahjaga, transmeton KP.
Ministrja për Integrime Evropiane Vlora Çitaku, vlerëson se kjo strategji reflekton sfidat, vë në pah nevojat, përcakton sfidat, kriteret, objektivat dhe përgjegjësitë të cilat i kanë evidentuar, sipas prioriteteve të identifikuara në fushat e nënfushat ku do të fokusohet në periudhat e agjendës evropiane.
Peter Blomeyer, ambasador i Gjermanisë në Kosovë thotë se 2014-ta e pret Kosovën me shumë sfida. Ai tha se strategjia nuk ka të bëjë vetëm me presidencën apo qeverinë, por ka të bëjë me gjithë shoqërinë dhe participimi duhet të jepet nga të gjithë.
“Ky vit ka qenë një vit i shkëlqyeshëm për Kosovën. Është arritur marrëveshja historike për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kemi pas zgjedhje të suksesshme lokale në tërë Kosovën, dhe ka nisur negocimi për përafrim me Bashkimin Evropian, e mos t’i përmendin të gjitha njohjet që i ka pas nga shumë instanca ndërkombëtare që i ka pasur shteti i Kosovës. 2013-ta është tashmë historike dhe viti 2014 e pret Kosovën me shumë sfida përpara”, shprehet Blomeyer.
Thomas Gnocchi, shef i Departamentit të sektorit për çështje politike në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, thotë gjithashtu se shoqëria mund të jap kontributin më të madh në këtë strategji.
Kjo strategji është dokument, i cili do të shërbejë si kornizë për strategjitë tjera sektoriale dhe si e tillë identifikon çështjet kryesore në të gjitha sektorët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sondazhi i International Republican Institute: Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon
Osmani në takim me ambasadorët e huaj: Shpreha shqetësimin për komprometimin e procesit zgjedhor
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen