LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Rrjeti Global Compact Kosova

Lansohet Rrjeti Global Compact Kosova

UNDP-ja në Kosovë me zyren e Global Compact në Nju Jork do të lansojë Rrjetin e Global Compact Kosova në një organizim informues që ka për qëllim avancimin e rolit të ri të biznesit në shoqëri. Ngjarja do të mbahet të mërkuren, në hotel Grand me fillim në ora 10:00.

UN Global Compact është një iniciativë strategjike e politikave për biznese që janë përkushtuar që operacionet dhe strategjitë e veta të jenë në linjë me dhjetë parimet e pranuara në mënyrë univerzale, në fushat e të drejtave të njeriut, punës, mjedisit dhe anti-korrupsionit.

Duke iu përmbajtur këtyre parimeve, bizneset, udhëheqës të globalizimit, mund të ndihmojnë që tregjet, teknologjia dhe finansat të avansojnë në mënyra prej të cilave ekonomitë dhe shoqëria do të përfitojnë.

I strukturuar si një iniciativë publike-private, Rrjeti Global Compact udhëhiqet nga liderë të biznesit në partneritet me akterë të tjerë social si qeveritë, bota shkencore, organizatat e shoqërisë civile, të cilat sot janë korporata më e madhe qytetare dhe inciativa më e qëndrueshme në botë, me më shumë se 4700 pjesëmarrës korporativ nga mbi 130 vende të botës.


UNDP-ja në Kosovë ka marrë rolin udhëheqës që të ofrojë një platformë dhe të lehtësojë themelimin e rrjetit Global Compact në Kosovë në partneritet me bizneset, qeverinë, shoqërinë civile dhe akterë të tjerë ndërkombëtarë.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, Soren Petersen, Drejtues i Global Compact në Nju Jork, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së dhe Kordinator për Zhvillim i OKB-së, Frode Mauring, musafirë prezantues nga Rrjeti Global Compact nga Turqia dhe Maqedonia, biznismenë vendorë, dhe përfaqësues të qeverisë dhe shoqë risë civile.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori