LAJMI I FUNDIT:

Lajçak vazhdon vizitën sot në Kosovë, takon presidentin Thaçi dhe përfaqësuesit e partive politike

Lajçak vazhdon vizitën sot në Kosovë, takon presidentin Thaçi dhe përfaqësuesit e partive politike

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet sot me presidentin Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e partive politike.

Lajçak fillimisht do të takohet me presidentin Hashim Thaçi,i cili në kohën kur ishte emëruar Lajçak i deleguar i BE-së për dialogun e kishte cilësuar si “njeriu më jo-kredibil”, për tu marrë me këtë proces.

I dërguari BE-së do të takohet më pas me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Thaçi: Lajçak, njeriu më jo-kredibil për ta udhëhequr procesin e dialogut
Lexo po ashtu Thaçi: Lajçak, njeriu më jo-kredibil për ta udhëhequr procesin e dialogut

Ai po ashtu do të takohet me Peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ekskluzive, Lajçak një ditë para vizitës në Kosovë flet për Telegrafin: Besoj se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të arrihet brenda pak muajsh
Lexo po ashtu Ekskluzive, Lajçak një ditë para vizitës në Kosovë flet për Telegrafin: Besoj se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të arrihet brenda pak muajsh

Lajçak do të takohet edhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe me përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe.

Në prag të vizitës në Kosovë, Lajçak në një intervistë për Telegrafin ka thënë se një marrëveshje brenda muajve e jo viteve do të ishte ideale për dy vendet, por duke marrë në konsideratë se të dy palët do të jenë të gatshme të angazhohen dhe të bëjnë kompromis. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori