LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Lajçak, njeriu më jo-kredibil për ta udhëhequr procesin e dialogut

Thaçi: Lajçak, njeriu më jo-kredibil për ta udhëhequr procesin e dialogut

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën për medie të mbajtur pas takimeve që pati me liderët e partive politike, ka folur edhe në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.

Thaçi e ka cilësuar si “njeriu më jo-kredibil”, të propozuarin për të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak për tu marrë me këtë proces.

Ai tha se qëndrimi i Kosovës ndaj BE-së është që ata fillimisht t’i liberalizojnë vizat, pastaj, të mund të diskutohet për çështje të tjera.

“Mendoj se është fyerje për Kosovën, që BE-ja nuk po merr një vendim. BE-ja mund të merr vendim për liberalizimin e vizave, pastaj mund të shikojmë nëse kanë aftësi për të marr pjesë në dialog. Këtë qëndrim e kam. Të ngarkuarin që mendojnë ta deklarojnë shpejt, nëse nuk e kanë bërë, që është ish-diplomati sllovak, është njeriu më jo-kredibil për tu marrë me këtë proces. Është një i deleguar që shteti i vet se ka njohur Kosovën, atëherë besimi ynë është zero. Ai ka thënë se do të jap votën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por pastaj ka votuar kundër, besimi për të është zero”, tha Thaçi. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori