LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takohet me Listën Serbe

Lajçak takohet me Listën Serbe

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për negociata ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe.

Lajçak ka shkruar në Twitter se në takim me përfaqësuesit e komunitetit serb ka biseduar për pritjet e tyre nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Ndërsa, sipas deklaratës së Listës Serbe, në takim, përfaqësuesit e saj deklaruan se është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel, përfshirë formimin e asociacionit të komunave serbe.


Ata shtuan se vazhdimi i dialogut për të gjetur një zgjidhje kompromisi është shumë e nevojshme.