LAJMI I FUNDIT:

Lajçak niset për në Prishtinë

Lajçak niset për në Prishtinë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pas komplikimeve që pati dje në udhëtim, sot është nisur drejt Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur Lajçak përmes një postimi në Twitter.

“Pas disa komplikimeve në udhëtim gjatë ditës së djeshme, bashkësia ndërkombëtare ndërmori masa. Unë tani jam rrugës për në Prishtinë, falë ushtrisë zvicerane. Mezi pres që të filloj vizitën time zyrtare në Kosovë sot”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/