LAJMI I FUNDIT:

Laboratori në Has u ideua nga një biznesmen, droga u soll nga turqit e kosovarët

Laboratori në Has u ideua nga një biznesmen, droga u soll nga turqit e kosovarët

Dosja voluminoze e Krimeve të Rënda për katër grupet kriminale të trafikut të drogës, përmban detaje të hollësishme për një prej laboratorëve më të mëdhenj të drogës të zbuluar në Shqipëri.

Shtëpia e familjes Shuti u gjet si vend i përshtatshëm nga Admir Hoxha, një biznesmen nga Tirana, pronar i një hoteli luksoz në Rinas. Ai është edhe ideatori i ngritjes së laboratorit.

Hetimet e Prokurorisë, sipas dosjes së siguruar nga Tv Klan, zbulojnë se biznesmeni i shpallur në kërkim, kishte kontaktuar dy shtetas turq dhe një kosovar, edhe ata të shpallur në kërkim, për të sjellë në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e kokainës dhe heroinës dhe për të prodhuar drogat e forta.


Admir Hoxha i ka takuar në hotelin e tij në Rinas turqit Iskander Saleh dhe Nedjet Cesuroglu, që mbante edhe emrin Lavdërim Limani, si dhe me shtetasin nga Kosova, Xhemal Sala, me të cilët ka bashkërenduar punën për laboratorin. Lënda e parë vinte nga Turqia dhe Kolumbia.

Sipas prokurorisë, është po Admir Hoxha që siguron shitjen e drogës. Grupi që do ta blinte është ai i Shijakut. Lidhja mes tij dhe këtij grupi kryhet nëpërmjet Saimir Gjepalit dhe Hekuran Hoxhës.

Nga përgjimet rezulton se biznesmeni ka komunikim të shpeshtë me dy personat, anëtarë të grupit të Shijakut që trafikonte kokainë, heroinë e kanabis brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ishte po grupi i Shijakut që merrej më pas me shpërndarjen në tre grupe të tjera, në Lezhë, Fier e Sarandë.

Destinacioni i drogës edhe për këta grupe ishte tregu i brendshëm dhe vende si Anglia, Gjermania, Norvegjia, Holandë dhe Itali.

Grupi i Lezhës e trafikonte drogën nëpërmjet plazhit të Shëngjinit. Ai, sipas hetimeve të prokurorisë, bashkëpunonte me grupin e Barajve në Shkodër, të cilët kishin aktivitet në trafikun e drogës në Holandë dhe Belgjikë.

Grupi i Fierit e transportonte drogën nga plazhi i Semanit. Ndërsa edhe grupi i Sarandës rezulton të ishte më aktiv, pasi trafikonte sasi të mëdha jashtë vendit.

Policia e ka shpallur në kërkim biznesmenin Admir Hoxha, por mësohet se ai ka humbur gjurmët prej më shumë se një jave, së bashku dy shtetasit turq dhe kosovarin Sala.

Edhe shtetas të tjerë kosovarë janë të përfshirë në trafik dhe bëjnë pjesë në listën e 17 personave të shpallur në kërkim.

Operacioni “VOL-VO4” çoi në pranga 27 persona, përfshirë dy ish-deputetë socialistë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori