Qytetet në të gjithë Italinë janë duke garuar për të nisur skema të zgjuara që synojnë të joshin banorët e rinj për të ringjallur pasurinë e tyre.
Nga shtëpitë e rrënuara që shiten për pak më shumë se një euro, te shtëpitë e gatshme për banim me çmime të ulëta, ka pasur një furi konkurrence.
Qyteti piktoresk i Presicce në rajonin me diell të Pulias është i fundit që hyn në lojë me një ofertë joshëse. Zyrtarët thonë se do t’u paguajnë njerëzve deri në 30 mijë euro për të blerë një banesë të zbrazët dhe për të marrë një vendbanim, raporton cnn.
Edhe më mirë, shtëpitë në shitje si pjesë e marrëveshjes janë me çmim prej rreth 25 mijë eurove. Ashtu si pronat e tjera të lira në shitje në të gjithë Italinë, ato janë braktisur prej kohësh nga pronarët e tyre origjinal, transmeton Telegrafi.
Dhe si një bonus shtesë, vendndodhja është e pabesueshme, e rrethuar nga natyra e zonës Salento në thembër të çizmes së Italisë dhe afër plazheve dhe ujërave të pastra të Santa Maria di Leuca.
Së bashku, Presicce dhe Acquarica tani kanë rreth nëntë mijë banorë, por vetëm gjysma e popullsisë jeton në pjesën më të vjetër të komunitetit.
Bashkia ka nisur tashmë skema të tjera për të joshur më shumë banorë, duke përfshirë përfitimet tatimore për të ngritur aktivitete të reja biznesi dhe bonuse për fëmijë për familjet me fëmijë.
Për t’u kualifikuar për stimujt 30 mijë euro, blerësit duhet të marrin rezidencën në Presicce dhe të blejnë një nga pronat e ndërtuara përpara vitit 1991, të cilat janë hartuar nga autoritetet.
Çmimet e banesave nisin nga 500 euro për metër katror. Rreth 25,000 euro duhet të mjaftojnë për të siguruar një banesë prej 50 metrash katrorë që ka nevojë për disa riparime.
Presicce fitoi një reputacion si “qyteti i arit të gjelbër” i Pulias për ullishtat e harlisur që japin vaj ulliri ekstra premium, duke lulëzuar gjatë Rilindjes si një çiflig i begatë i njohur gjithashtu për verërat e shkëlqyera, djathërat dhe tregtinë e bagëtive.
Shumë ndërtesa historike kanë qasje private në dhomat nëntokësore ku ende qëndrojnë mullinj masivë. Udhëtimet me guidë nëpër qytetin nëntokësor janë një pikë kryesore turistike.
Në lagjen e lashtë, rrugë të gjera elegante përshkohen nga rrugica të ngushta gjarpëruese. Ndërtesa të dekoruara madhështore në ngjyrë ari me ballkone prej hekuri të farkëtuar dhe oborret e brendshme ndërthuren me banesa të thjeshta të bardha.
Vecchi curti (oborret e vjetra) janë banesa tipike të vendosura në dy lagje piktoreske të qendrës së vjetër të quajtur Corciuli dhe Padreterno me kopshte private, mullinj nëntokësorë, pemë agrume dhe bimë ekzotike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët