LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të mbështesë kurrë arrestimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq.

Sidomos, siç theksoi ai, “jo për shkak të mosmarrëveshjeve politike me Sarajevën zyrtare dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”, transmeton Telegrafi.

“Urdhërarresti që vjen nga Sarajeva nuk është kontribut për paqen. Përkundrazi, ai çon në destabilizimin, prishjen e marrëdhënieve të ndërsjella dhe krijimin e kaosit në rajon”, tha Vuçiq.


Ai theksoi se “Serbia do të jetë gjithmonë e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, por gjithashtu se do të qëndrojë pranë Republikës Sërpska dhe lidershipit të saj”.

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in
Lexo po ashtu Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

“Në shekullin e 21-të nuk ka asnjë vend në botë ku për mosmarrëveshje politike dhe fjalë të thëna të arrestohen kryetarët e subjekteve, kryeministrat dhe kryetarët e parlamenteve. Kjo nuk është mungesë demokracie, është një diktaturë e hapur, e cila për fat të keq mbështetet nga disa përfaqësues ndërkombëtarë”, theksoi presidenti serb.

Vuçiq tha se “presionet ndaj Republika Sërpska dhe Serbisë po rriten”, dhe se në këto momente më e rëndësishmja është “ruajtja e unitetit dhe lufta për të ardhmen”.

“Ne do ta mbrojmë lirinë, do të respektojmë të drejtën ndërkombëtare, Marrëveshjen e Dejtonit dhe Kushtetutën e Serbisë. Por ata që mendojnë se do ta copëtojnë dhe shkatërrojnë Serbinë gabojnë rëndë”, theksoi Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Botë
I dërguari i Trumpit zbulon se cili është problemi më i madh i negociatave mes Zelenskyt dhe Putinit

I dërguari i Trumpit zbulon se cili është problemi më i madh i negociatave mes Zelenskyt dhe Putinit

Evropa
Trump nuk e lejon Muskun të merr informacione rreth planit të luftës së mundshme me Kinën

Trump nuk e lejon Muskun të merr informacione rreth planit të luftës së mundshme me Kinën

Amerika
Izraeli sulmon Libanin me raketa, rritet frika për përshkallëzim të mundshëm të luftës

Izraeli sulmon Libanin me raketa, rritet frika për përshkallëzim të mundshëm të luftës

Azia
Imazhet satelitore: Kjo është një bazë kryesore ruse para dhe pas sulmeve të Ukrainës

Imazhet satelitore: Kjo është një bazë kryesore ruse para dhe pas sulmeve të Ukrainës

Evropa
Gjithnjë e më shumë vende evropiane po lëshojnë paralajmërime për udhëtimet në SHBA

Gjithnjë e më shumë vende evropiane po lëshojnë paralajmërime për udhëtimet në SHBA

Amerika
Kalo në kategori