LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi ua heq kompetencat komunave për ndërmarrjet publike

Kuvendi ua heq kompetencat komunave për ndërmarrjet publike

Komunat nuk do të kenë kompetenca për ndërmarrjet publike. Deputetët e kanë votuar në lexim të dytë ligjin për ndërmarrje publike pa pikën 11. 3 e cila komunat i bënte vendimmarrëse. Por aty nuk u votuam amendamentet e Vetëvendosjes.

Gjithashtu Kuvendi ka votuar edhe Projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, por pas shumë kundërshtimeve të opozitës. Megjithatë ky projektligj mori 50 vota të deputetëve për, 25 kundër dhe 3 abstenime, raporton KTV.

E kur radha i erdhi rekomandimit për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në Buxhetin e Komunës së Gjakovës u bë shumë debat duke e kundërshtuar atë. Megjithatë në fund deputetët miratuan këtë rekomandim.


Gjithashtu Kuvendi ka zgjedhur Eshref Shabanin dhe Malësore Gashi- Bajraktarin anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ndërsa për një seancë tjetër është shtyrë shqyrtimi i rekomandimeve të peticionit të qytetarëve për çmimin e energjisë elektrike.