LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi pa opozitën, makineri votimi

Kuvendi pa opozitën, makineri votimi

Opozita vazhdon të bojkotojë punën e Kuvendit, duke bërë kështu që puna e legjislativit të zhvillohet në monotoni.

Organi më i lartë ligjvënës ka zhvilluar seancën plenare në të cilën u zgjodhën anëtarët e bordeve të pavarura të RTK-së, KPM-së, e disa bordeve tjera. Në seancën e djeshme betimin e deputetes e ka dhënë deputetja më e re Mirjeta Kalludra nga LDK-ja, e cila në postin e deputetes e ka zëvendësuar Teuta Sahatqiun, që ka shkuar në mision diplomatik në SHBA.

Por, kritika kishte për kabinetin qeveritar meqë asnjë nga ministrat nuk ishin prezentë derisa po mbahej seanca, pavarësisht se diskutoheshin pika që lidheshin me ministritë përkatëse. Për shkak të kuorumit, seanca është shtyrë për ditën e sotme.


Përplasje PDK-LDK

Megjithatë, dallimet mes partnerëve të koalicioni u shpërfaqën edhe në këtë seancë. Kur po shqyrtohej Raporti i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, ka përplasur deputetët e PDK-së dhe LDK-së.

Përderisa deputetët e LDK-së insistonin që të procedohet tutje me këtë raport, në PDK vlerësonin që shqyrtimi i këtij raporti të bëhet në praninë e kryeministrit Mustafa dhe ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori