Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 108 vota ‘për’ mori vendimin për shpërndarje në mënyrë që zgjedhjet të mbahen më 12 prill sipas marrëveshjes paraprake të kryetarëve të partive kryesore në vend.
Më herët shpërndarja e Kuvendit ishte paraparë të ndodhë më 12 shkurt, por kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se pas konsultimit që e ka bërë me Komisioni Shtetëror për Zgjedhje, ka vendosur që seancën kuvendare për shpërndarjen e Kuvendit ta caktojë, dje në orën 16:00, njofton Telegrafi Maqedoni.
Vendimin për shpërndarje u nis nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili në fjalimin e tij në seancën e djeshme dhe KSHZ kanë sqaruar mund që në afat prej 55 ditësh nga momenti i shpërndarjes së Kuvendit të organizojnë zgjedhje.
“Dhe për këtë arsye, duke analizuar dhe përllogaritur të gjitha afatet, momenti i fundit i shpërndarjes së Kuvendit duhet të jetë sot me qëllim që të sigurohen gjithë afatet dhe procedurat në kohë”, tha dje Xhaferi.
Sipas tij, të gjitha vendimet që janë miratuar në Kuvend janë në interes të qytetarëve dhe shtetit.
“Ndoshta kemi gabuar jemi njerëz. Personalisht nëse unë kam gabuar, gabimin nuk e kam bërë qëllimisht dhe kërkoj falje publikisht”, tha mes tjerash Xhaferi.
Para shpërndarjes, Kuvendi miratoi edhe Ligjin për Prokurori Publike dhe ndryshimet në Ligjin për Këshill të Prokurorëve Publike dhe Ligjin për Mbrojtje. Ligji për Prokurori Publike nuk u përkrah nga deputetët e OBRM-PDUKM-së, por u miratua me 80 vota ‘për’ dhe gjashtë vota ‘kundër’.
Para se të kryhet votimi kishte edhe një votim të ligjit, kur 74 deputetë votuan ‘për’ dhe 32 deputetë ‘kundër’. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi e anuloi këtë votim për shkak se më herët, deputetja Liljana Popovska ka kërkuar fjalë. Një pjesë e deputetëve u ankuan se votimi nuk u është evidentuar.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së thanë se është shkelur procedura dhe Rregullorja dhe se Xhaferi s’ka pasur të drejtë ta anulojë votimin e parë. Për këtë shkak, në konferencë për shtyp, kërkuan nga kryetari Stevo Pendarovski të mos nënshkruajë ligjin. Gjithashtu një gjë të tillë kërkuan edhe për Ligjin për Këshill të Prokurorëve Publike për shkak se, sipas tyre, nuk është respektuar parimi i Bandenterit.
Pasdite kabineti i kryetarit njoftoi se Pendarovski ka nënshkruar ligjet e miratuara në Kuvend duke përfshirë këtu edhe Ligjin për Prokurori Publike.
Ligji për PP sipas pushtetit, duhet të mundësojë shtet të së drejtës dhe barazi të qytetarëve para drejtësisë. Miratimi i këtij ligji, sipas tyre, është shenjë e mirë për vazhdimësinë e proceseve reformatore të vendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania