LAJMI I FUNDIT:

Kush do ta marrë udhëheqjen e dialogut në Prishtinë?

Kush do ta marrë udhëheqjen e dialogut në Prishtinë?

Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, Ligji për Delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë është jo-kushtetues, ka sjellë si pasojë faktin që Kosova të mos ketë ekip negociator, si dhe të mos ketë as Ligjin dhe platformën për negociata.

Në Qeverinë e Kosovës, për dy ditë nuk është komentuar fare ky vendim, pavarësisht se ekzekutivi ishte iniciuesi kryesor i formimit të ekipit negociator dhe hartimit të ligjit dhe platformës për bisedimet me Serbinë.

Në ekzekutivin kosovar, nuk kanë dashur të komentojnë e as të tregojnë se çka do të ndodhë tutje dhe cilët do të jenë hapat e ardhshëm në procesin e dialogut politik ndërmjet Kosovës edhe Serbisë.


Të enjten, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të lëndës së parashtruar nga dy partitë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilën konstatohet si jo-kushtetues Ligji për Delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë dhe rrjedhimisht edhe ekipi negociator, i cili funksiononte mbi bazën e atij ligji.

Në një komunikatë për media thuhet se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se “delegacioni shtetëror, i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar, nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk është i paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit”.

Bazuar në vendimin e Kushtetueses, analistët politikë kanë konstatuar se kryeministri në koordinim dhe konsultim me presidentin, duhet ta bartin barrën e dialogut.

Pavarësisht përgjegjësive dhe kompetencave, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ftuar forcat politike që të ulen dhe të ndërtojnë një konsensus të përbashkët politik në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është udhërrëfyesi ynë në çdo hap drejt forcimit të shtetësisë sonë dhe drejt integrimit euroatlantik të shtetit tonë. Por, askush i vetëm nuk mund ta marrë barrën e zgjidhjes së një konflikti shekullor me Serbinë, prandaj gjithmonë kam apeluar për unitet politik në këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Njohësit e procesit të dialogut politik Kosovë-Serbi, thonë se kjo çështje duhet të kthehet në bazë dhe se procesin e dialogut, veç Qeverisë, nuk mund ta udhëheqë asnjë grup apo ekip negociator.

Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi duhet të udhëhiqet nga ekzekutivi dhe të mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës.

“Mbetet kyçe që të ketë bashkërendim të institucioneve kushtetuese të institucioneve të Kosovës në mënyrë që ky proces të shkojë parapara dhe ne të sillemi si shtet serioz duke respektuar Kushtetutën, demokracinë e vlerat demokratike të cilat i ka ky shtet”, thotë Krasniqi.

Ajo thekson se nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duhet të mësohet dhe kuptohet se institucionet duhet t’i shfrytëzojnë kompetencat që i kanë dhe ato nuk duhet të delegohen apo barten te ndonjë mekanizëm tjetër.

Krasniqi konsideron se sërish duhet të insistohet që për procesin e dialogut politik duhet të ketë një konsensus të përgjithshëm të spektrit politik. Analistja Krasniqi thotë se dialogu tash e tutje duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, në konsultim me presidentin.

“Qeveria e Kosovës duhet ta udhëheqë këtë proces. Duhet të shohë mundësinë për të krijuar një konsensus sa më të gjerë politik, mbështetjen e duhur politike për ta shtyrë përpara këtë proces në konsultim me Presidencën. Ta informojë rregullisht Kuvendin dhe të jetë nën mbikëqyrjen e Kuvendit në vazhdimësi. Besoj se ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese e ka thënë qartë se si duhet të veprohet. Tani institucioneve të Kosovës u mbetet që vetëm ta respektojnë atë”, thekson ajo.

Krasniqi ka thënë, po ashtu, se edhe Platforma për bisedimet me Serbinë, e miratuar në Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mund të konsiderohet se nuk vlen më.

Njëri nga ish-bashkëkryesuesit e ekipit negociator, Shpend Ahmeti, kryetar i subjektit opozitar, Partia SocialDemokrate ka qenë i vetmi që ka thënë se do të japë dorëheqje.

Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm politik në Kosovë dhe për të nevojitet konsensus dhe vendimmarrje në Kuvend.

Ndërkaq, dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje, të cilat nuk janë përfshirë fare në hartimin e ligjit dhe as në miratimin e Ekipit negociator, thonë se tash alternativë e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se koalicioni qeverisës ka bërë shkelje të mëdha të Kushtetutës së Kosovës. Sipas Hotit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke ikur nga përgjegjësia për dialogun dhe duke provuar që kompetencat për këtë proces t’ia bartë ekipit negociator, ka treguar se ai nuk ka aftësi për të qeverisur.

“Vlerësojmë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja për të zgjedhur institucione legjitime që marrin obligimet shtetërore sipas Kushtetutës. Ky është qëndrimi ynë”, shprehet Hoti.

Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë e vetmja zgjidhje në kushtet kur “qeveria me ligj antikushtetues i shmanget përgjegjësisë”.

Sipas Vetëvendosjes”aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues në tërësinë e tij Ligjin për dialogun duke argumentuar qartë se përfaqësimi i Kosovës në bisedime nuk mund të bëhet përmes delegacionit shtetëror”.

Kurse, në Partinë Socialdemokrate thonë se dialogu tash duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës dhe ky proces, sipas nënkryetarit të kësaj partie, Visar Ymeri, duhet të vendoset në binarë legjitimë e transparent të institucioneve të Kosovës.

“Partia socialdemokrate do të pushojë së vepruari në delegacionin shtetëror, prapë do të mbajë qëndrimin e vet konstruktiv dhe do të kërkojë që dialogu me Serbinë të vendoset në binarë demokratik”, thotë Ymeri.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ekipin Negociator të Kosovës, me në krye zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti. Ky ekip, ishte paraparë të funksiononte mbi bazën e Ligjit për kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, por i cili ishte kontestuar nga LDK-ja dhe Vetëvendosje, të cilat i ishin drejtuar Kushtetueses me kërkesën për interpretim.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori