Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka mbajtur debatin e dytë vjetor me qytetarë, në të cilin ka prezantuar punën e kryer, sfidat e përcjella përgjatë vitit të dytë të qeverisjes, si dhe ka prezantuar objektivat për vitin 2016.
Në prezantimin e detajuar për punën e Komunës, kryetarja tha theksuar se punësimi është ne fokus të përhershëm të qeverisjes duke përmendur hapjen e linjave të reja në “Intertex”,industrinë e materialit ndërtimor i cili është në fazën finale të fillimit të punës, po ashtu është theksuar edhe roli dhe funksioni që kryen në këtë aspekt Qendra Inovative JIC,qendra multifunksionale “Bone Vet”, si dhe objekti i ri dhe bashkëkohor i Qendrës për Aftësim Profesional.
Krahas të arriturave në këtë vit, si pjesë e premtimeve elektorale përgjatë mandatit qeverisës, kryetarja Kusari Lila ka theksuar se Komuna e Gjakovës është cilësuar e para nga Instituti Gap në përmbushjen e premtimeve përgjatë gjysmës së mandatit në shkallë prej 40%.
Ndër të arriturat kryesore të vitit 2015 dhe si objektivat për implementim përgjatë vitit 2016 është përmendur impianti i ujërave t ë zeza, ndërtimi i ngrohtores së re të qytetit, hyrje-daljet e qytetit, “Çarshia e Madhe”, lumi Krena, bashkëpunimi ndërkufitar me Shqipërinë ku planifikohet që nga viti i ardhshëm të jetë me staf rezident nga Zyra e Fondit Zhvillimor Shqiptar.
Sipas një komunikate të Komunës së Gjakovës, pas këtij prezantimi të detajuar të kryetares, qytetarët e pranishëm kanë shprehur falënderimet për punën e bërë dhe parashtruan kërkesat e tyre që kishin të bëjnë me infrastrukturë rrugore dhe çështje tjera sociale. Strehimi për banim në këtë debat ka qenë një ndër kërkesat dominuese të qytetarëve të pranishëm, me c’ rast kryetarja Mimoza Kusari Lila ka bërë të ditur se Komuna është në hartim të një plani e cila do të prezantohet para Asamblesë Komunale, dhe se nga puna e përgjithshme e komisionit do të merren parasysh ato raste që klasifikohen me prioritet.
Rrjedha e debatit në fund më shumë u fokusua në objekt ivat e Komunës për vitin 2016, që kishin të bëjnë me infrastrukturë, konkretisht në rrugë, kanalizime, rrjet të ujit të pijshëm, etj, për çfarë kryetarja Mimoza Kusari-Lila u ka dhënë sqarimet e nevojshme se cilat projekte dhe në cilat lokalitete do të investohet, varësisht sipas nevojës dhe mundësive buxhetore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp